Ajo di të jetë pa komplekse, jo vetëm kur ishte në lojën e “Big Brother
6”, por edhe tashmë që vazhdon jetën si vajza e njohur pas famës që mori
në këtë “reality show”. Joana Gjuzi, e cila tashmë i është rikthyer
pamjes së biondinës që ka pasur para se të hynte në lojë, vazhdon të
bëjë jetë e qejfit që i pëlqen të bëjë, siç ka pohuar dhe brenda
shtëpisë. Këto ditë të nxehta korriku, ajo është fotografuar në një nga
pishinat e njohura të Tiranës, duke marrë rreze e zhveshur topless, gjë
që e ndihmon të marrë ngjyrë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë
trupin. Kjo është hera e parë që Joana zhvishet për të pozuar në ujë,
duke ekspozuar edhe trupin e saj në formë dhe me lëkurë të shëndetshme.
Argëtimi në pishina me shoqërinë e saj është mënyra më e zakonshme se si
ajo kalon paraditet e këtyre ditëve të nxehta në Tiranë, ndërkohë që në
mbrëmje vijon me jetën e natës, në club-et e saj më të preferuara, që
tashmë janë plot me njerëz pothuaj çdo natë. Për sa i përket jetës së
saj sentimentale, ajo është parë të shoqërohet me djem të ndryshëm
simpatikë, por që ende nuk ka pohuar diçka vetë nëse ndonjërin prej e
tyre e ka të dashur. Para disa javësh, Joana mblodhi miqtë e saj më të
ngushtë për ditëlindje, të cilët i uruan 27-vjetorin, dhe i bënë shumë
dhurata, ku nuk mungonin këpucët që janë pasioni i saj. Edhe pse jeta e
Joanës ka qenë mes Greqisë dhe Shqipërisë, aktualisht jeton vetëm në
Tiranë, ku dëshiron të hapë farmacinë e saj. Ajo ka pohuar se i pëlqen
ta gëzojë jetën me të mirat dhe të këqijat e saj dhe pa dyshim të
argëtohet gjithmonë dhe kurdo, pasi jeta për të është një aventurë e
bukur që duhet shijuar në maksimum.
ME SHUME NDIQ VIDEON
No comments:
Post a Comment