Showing posts with label Islamic. Show all posts
Showing posts with label Islamic. Show all posts

Sunday, June 30, 2013

BAMIRËSIA NDAJ PRINDËRVE

باب بِرِّ الوالدين
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ – رضي الله عنه – عَنِ النَّبِيِّ -صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ- قَالَ: "رَغِمَ أَنْفُ، ثُمَّ رَغِمَ أَنْفُ، ثُمَّ رَغِمَ أَنْفُ". قِيلَ: مَنْ يَا رَسُولَ اللهِ؟ قَالَ: "مَنْ أَدْرَكَ أَبُويْهِ عِنْدَ الْكِبَرِ، أَحَدَهُمَا أَو كِلَيْهِمَا، فَلَمْ يَدْخُلِ الْجَنَّةَ".
8. Ebu Hurerja, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë: “Ka dështuar, ka dështuar, ka dështuar!1 Thanë: kush o i Dërguar i Allahut? Tha: Ai që arrin prindërit e tij duke qenë ata të vjetër, njërin apo që të dy, dhe nuk futet në xhenet.”2
Allahu i madhëruar thotë:
﴿وَوَصَّيْنَا الإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ إِحْسَانًا﴾
“Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet.”3, po ashtu thotë:
﴿وَقَضَى رَبُّكَ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِندَكَ الْكِبَرَ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلاَهُمَا فَلاَ تَقُل لَّهُمَآ أُفٍّ وَلاَ تَنْهَرْهُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوْلاً كَرِيمًا * وَاخْفِضْ لَهُمَا جَنَاحَ الذُّلِّ مِنَ الرَّحْمَةِ وَقُل رَّبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا﴾
“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.”4
Rreth kësaj teme ka shumë hadithe të vërteta dhe të njohura të cilat nxisin bamirësinë ndaj prindërve dhe sqarojnë shpërblimin e madh për këtë vepër. Këto hadithe na mësojnë se bamirësia ndaj prindërve duke iu shërbyer atyre, duke shpenzuar për mirëqenien e tyre dhe të tjera, janë shkak për hyrjen në xhenet. Ai i cili le pas dore këtë obligim nuk arrin këtë shpërblim dhe Allahu i madhëruar e bën të humbë.
Bamirësia ndaj prindërve është prej punëve më të dashura tek Allahu i madhëruar pas namazit në kohë të tij. Abdullah ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: e pyeta Pejgamberin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të:
سألت النبي صلى الله عليه وسلم أي العمل أحب إلى الله؟ قال: "الصلاة على وقتها" قلت: ثم أي؟ قال: "ثم بر الوالدين" قلت: ثم أي؟ قال: "ثم الجهاد في سبيل الله".
“Cila është puna më e dashur tek Allahu i Madhëruar? Tha: Namazi në kohë të tij. Thash: pas kësaj, cila? Tha: Bamirësia ndaj prindërve. Thash: pas kësaj? Tha: Xhihadi në rrugën e Tij.”5
Bamirësia ndaj prindërve është shkak për pranimin e lutjes siç qëndron në rrëfimin e tre personave të cilët u strehuan në një shpellë, pastaj rrokulliset një shkëmb dhe e mbyll hyrjen e shpellës. Pas kësaj i thonë njëri tjetrit:
فَقَالَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ: انْظُرُوا أَعْمَالاً عَمِلْتُمُوهَا صَالِحَةً لله، فَادْعُوا اللهَ تَعَالَىَ بِهَا، لَعَلَّ اللهَ يَفْرُجُهَا عَنْكُمْ.
فَقَالَ أَحَدُهُمْ: اللَّهُمَّ إِنَّهُ كَانَ لِي وَالِدَانِ شَيْخَانِ كَبِيرَانِ وَامْرَأَتِي، وَلِي صِبْيَةٌ صِغَارٌ أَرْعَىَ عَلَيْهِمْ، فَإِذَا أَرَحْتُ عَلَيْهِمْ، حَلَبْتُ، فَبَدَأْتُ بِوَالِدَيَّ فَسَقَيْتُهُمَا قَبْلَ بَنِيَّ، وَأَنَّهُ نَأَى بِي ذَاتَ يَوْمٍ الشَّجَرُ فَلَمْ آتِ حَتَّىَ أَمْسَيْتُ فَوَجَدْتُهُمَا قَدْ نَامَا، فَحَلَبْتُ كَمَا كُنْتُ أَحْلُبُ، فَجِئْتُ بِالْحِلاَبِ فَقُمْتُ عِنْدَ رُؤُسِهِمَا، أَكْرَهُ أَنْ أُوقِظَهُمَا مِنْ نَوْمِهِمَا، وَأَكْرَهُ أَنْ أَسْقِيَ الصِّبْيَةَ قَبْلَهُمَا، وَالصِّبْيَةُ يَتَضَاغَوْنَ عِنْدَ قَدَمَيَّ، فَلَمْ يَزَلْ ذَلِكَ دَأْبِي وَدَأْبَهُمْ حَتَّىَ طَلَعَ الْفَجْرُ، فَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنِّي فَعَلْتُ ذَلِكَ ابْتِغَاءَ وَجْهِكَ، فَافْرُجْ لَنَا مِنْهَا فُرْجَةً، نَرَىَ مِنْهَا السَّمَاءَ، فَفَرَجَ اللهُ مِنْهَا فُرْجَةً، فَرَأَوْا مِنْهَا السَّمَاءَ.
“Shikoni çfarë punë të mira keni bërë për hir të Allahut dhe luteni me to, ndoshta gjejmë shtegdalje. Njëri prej tyre tha: “O Allah i im! Unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë para tyre nuk i kam ushqyer fëmijët e as shërbëtorët e mi. Një ditë më hutoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time, e nuk ju erdha me kohë dhe ata kishin fjetur. Unë e mora qumështin në enë dhe ua solla por i gjeta ata duke fjetur. Më erdhi keq t’i zgjoj nga gjumi, por edhe që t’i ushqej para tyre fëmijët të cilët klithnin te këmbët e mia të uritur, andaj kam pritur me enë në dorë në këtë gjendje deri në agim. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për Ty, e për askënd tjetër, atëherë na e largo këtë shkëmb derisa të shohim qie-llin!” Allahu ua lëvizi shkëmbin aq sa panë qiellin…”6
Prindërit janë ata që më së shumti meritojnë sjelljen e mirë. Ebu Hurerja, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë:
جَاءَ رَجُلٌ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ يَا رَسُولَ اللَّهِ مَنْ أَحَقُّ النَّاسِ بِحُسْنِ صَحَابَتِي قَالَ أُمُّكَ قَالَ ثُمَّ مَنْ قَالَ ثُمَّ أُمُّكَ قَالَ ثُمَّ مَنْ قَالَ ثُمَّ أُمُّكَ قَالَ ثُمَّ مَنْ قَالَ ثُمَّ أَبُوكَ
“Erdhi te Pejgamberi një njeri dhe e pyeti: Cili është ai që më se tepërmi meriton sjell-jen time të mirë? Tha: Nëna jote. Tha: Pastaj cili? Tha: Nëna jote. Tha pastaj cili? Tha: Në-na jote. Tha pastaj cili? Tha: Babai yt.”7
Prej bamirësisë ndaj prindit është respektimi i dashamirëve të tij, Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:
إن أبرَّ البرِّ أن يصل الرجل أهل ود أبيه.
“Bamirësi më e mirë është që njeriu të mbajë lidhje me dashamirin e babait të vet”.8
Mosdëgjimi i prindërve është prej mëkateve më të mëdha. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, iu tha shokëve të tij:
ألا أنبئكم بأكبر الكبائر"؟ قلنا: بلى، يا رسول اللّه، قال: "الإشراك باللّه، وعقوق الوالدين - " - وكان متكئاً فجلس، فقال: "ألا وشهادة الزور، ألا وقول الزور"، فما زال يقولها حتى قلت: لا يسكت.
“A doni t'ju njoftoj për mëkatet më të mëdha?” Ne i thamë: “Gjithsesi, o i Dërguari i Allahut!” Tha: “T’i përshkruash Allahut rival dhe mosdëgjimi i prindërve”. Ishte i mbështetur, pastaj u drejtua (u ul) dhe tha: “Veni re, edhe fjala e kotë, edhe dëshmia e rrejshme”, dhe vazhdimisht e përsëriti këtë saqë thash: “Ah, sikur të heshtte!”9
Hasan Basriu kur u pyet për bamirësinë ndaj prindërve, tha: të shpenzosh për ta atë që posedon, t’i respektosh në atë që të urdhërojnë nëse urdhri i tyre nuk është mëkat, argument për këtë është fjala e Allahut:
﴿وَإِن جَاهَدَاكَ عَلى أَن تُشْرِكَ بِي مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ فَلاَ تُطِعْهُمَا وَصَاحِبْهُمَا فِي الدُّنْيَا مَعْرُوفًا﴾
“E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre.”10
I është thënë Ali ibën Husejnit, Allahu e mëshiroftë: ti je bamirësi më i madh ndaj nënës tënde mirëpo nuk të shohim duke ngrënë së bashku me te! Ai tha: kam frikë të mos i paraprij në ndonjë gjë që syri i saj e ka dashur dhe me këtë të bëhem mos respektues ndaj saj.
I është thënë Omer ibën Dherrit pasi që vdiq i biri i tij: si ishte bamirësia e tij ndaj teje? Ai tha: kur ecnim së bashku gjatë ditës çdoherë ecte pas meje, e kur ecnim gjatë natës çdoherë ecte para meje. Asnjëherë nuk është ulur në ndonjë vend më të lartë se sa vendi që ulesha unë.
 
“Dyzet hadithe mbi moralin – me komentim” Ahmed Muadh Hakij
Përktheu: Agim Bekiri
 
1 Shprehja “regime enfu” që është përmendur në hadith d.m.th. “i është ngjitur hunda për dheu” që është një shprehje metonimike me kuptimin “ka dështuar” (sh.p.)
2 Transmeton Muslimi
3 Ankebut – 8
4 Isra – 23,24
5 Transmeton Buhariu
6 Transmeton Buhariu
7 Transmeton Buhariu
8 Tirmidhiu – sahih
9 Transmeton Buhariu
10 Lukman – 15

Allah Allah-Fersan Jahiu

Allah Allah-Fersan Jahiu


fersan jahiu jam i shkret

fersan jahiu jam i shkret

Intervistë me dr. Shefqet Krasniqin: Kombi dhe feja dhuratë nga Zoti, t’i ruajmë!

I pëlqen politika, por jo të merret me të. Shkruan në ndërkohë opinione ku i këshillon politikanët. Bindjen nuk e ndërron për hoxhë Irfan Salihu nga Prizreni, por thotë se kishte qenë pak i emocionuar “i ka plas zemra”. Pyet se pse nuk reagojë askush për Dardan Islamin që foli në Video Fest fjalë të ndyta.
Foli pak edhe për homoseksualizmin, por më së shumti për Islamin. Imami i xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi në një intervistë për standardi.info rrëfen ndryshe nga të tjerat intervista.
Standardi: A iu pëlqen politika?
Krasniqi: Po. Më pëlqen politika sepse ka sene të mira. Pastaj me politikë dhe nëpërmes politikës njeriu kryen shumë sene. Shumë të mira i bënë popullit. Zaten politika sot po e udhëheq botën.
Standardi: Shkruan shpesh opinione dhe iu jep këshilla politikanëve. Pse e bënë këtë?
Krasniqi: Pik së pari politika është pjesë e fesë. Është pjesë e jetës. Politika sot është shumë e famshme. Me politikë ec e varet biznesi qe besa edhe feja se politika e çon fenë poshtë e  lartë.
Standardi: Pse i këshillon politikanët. A po e kryejnë punën siç duhet?
Krasniqi: E kemi obligim me që t’i këshillojmë  njerëzit sepse është misioni i ynë. Kështu ka qenë misioni i profetit Muhamed dhe i gjithë pejgambereve të zotit. Ne i këshillojmë njerëzit i themi kjo e mirë kjo e keqe. Sepse ne i shohin nga këndi islam. Ne jemi duke i parë se këta politikanët tanë masin me shumë peshoja. Nuk e kanë një peshojë, nuk e kanë një platformë politike, një rregullore, një bindje të caktuar e cila nuk luan dot. Sot e gjen radikal në aspektin e nacionalizmit, nesër e gjen të butë si dele, sot e gjen ma katolik se papa, ta lufton fenë tu pretendua, tu mendu se po afrohet te të huajt, nesër - pasnesër e sheh i bien pishman...
Standardi:  Kombi apo feja, cila vjen në radhë të parë?
Krasniqi: A je shqiptarë a çka je, më ndryshu nuk mundesh, identiteti yt çka je e kush je, është dhanë e zotit, andaj nuk ke qa krenohesh para tjerëve. Ti je shqiptarë, por je shqiptarë nëse ki vlera. Me çka? Ai zotnia që po i thotë vetit Amerikan mbjell vlera, po përhap vlera në katër anët e botës. Ajo Amerika që ka qenë e  banuar me indian të kuq që kanë qenë njerëzit ma të prapambetur. Ajo Amerikë sot po përhap vlera në katër anët e botës.
Standardi: E shqiptarët s’po përhapin vlera a?
Krasniqi: Shqiptarët,e kam fjalën, po krenohen me qata. Ai krenohet që është Amerikan sepse përhap vlera, ai tjetri krenohet që është gjerman se përhap vlera, e na me çka. Na tu i anashkaluar vlerat tona krejt. E ndër vlerat tona kryesore e kemi fenë o vëlla. Islamin. Islami është vlera jonë më e madhe që e ka kombi jonë qe 500 vjet, është dhurata më e madhe e zotit për kombin tonë. Edhe falë zotit, ky islam na e ruajti neve identitetin tonë, na e ruajti gjuhën tonë, nacionalitetin tonë. Përndryshe nuk do të kishin figuruar as me gjuhë e as me komb, as me emër.
Standardi: Ke qenë i angazhuar në luftë (UÇK). A ke aplikuar për status veterani?
Krasniqi: Po borxh e kemi pas. Lufta është obligim fetar, feja na obligon me kanë në luftë. Kur o luftë, luftë, kur o paqe, është paqe. Kur është nevoja me dal me punu, me dal për vend tanin, e ki borxh. A statusi i veteranit  s’më  ka interesu, por kanë kërku prej meje me apliku. Përndryshe nuk kam qenë i interesuar. Konkretisht komandanti jem Rrustem Berisha.
Standardi:  Ke marr pjesë në Koshare?
Krasniqi: Po në Koshare edhe në Kukës pak kam qenë.  Përndryshe nuk më duhet statusi i luftës, mua më duhet kartela me ua dëshmu disa anti islamistave se myslimanët luftojnë, se myslimanët janë për paqe. Mua nuk më duhet statusi me shit mend nëpërmjet sajna e as mu krenu para dikujt, sepse njeriu nuk ka nevojë mu krenu kur punon në shtëpi të vet se e ki borxh, është shtëpia jote, toka jote...
Standardi: Ke dal e ke përkrah para pak ditësh Albin Kurtin për deklaratën që e ka dhënë për mbulesën. Mirëpo para disa kohësh ke deklaru që nuk duhet të votohet Lëvizja e Albin Kurtit, Vetëvendosja?
Krasniqi: Po unë prapë në parime të mia aty jam. Kush e përkrah Islamin edhe i përkrahi, pavarësisht individit apo partisë. Në momentin që partia apo individi del na e shan fenë na jem kundër tyre. Me dal kundër islamit e myslimanëve e me hypë në pushtet me vota të myslimanëve, kjo është me ardhë e me ta marr bukën te shtëpia e me të pështy apo me të sha. E jo... Përndryshe Albini ka bërë një ndryshim shumë të mirë pozitiv dhe kurrë nuk është vonë dhe ne nuk  kemi pasur kundër tij diçka personale, por kundër ideologjisë. Dhe në momentin që e ka përkrah mbulesën unë kem reaguar në kontestin pozitivë. Me një vërejtje  të vogël se jo nga 16 vjet mbulesa, por kur e ka obliguar Zoti. Partitë duhet ta dinë me i marr votat e shqiptarëve mysliman që thonë la ilahe ill Allah, këtu 96 për qind thonë, edhe me qeverisë vendin e me i fye e me i sha myslimanët, kjo punë nuk bahet... Nuk kanë me ardhë më lehtë në pushtet njerëzit pa përkrahjen e myslimanëve, respektivisht, hoxhallarëve dhe atyre që falen.
Standardi: Ka pasur shumë reagime edhe për Irfan Salihun, hoxhën nga Prizreni, për deklaratat e tij... Çka ka ndodh, si e komentoni ju?
Krasniqi: Ka ndodh... njerëzit kanë kohë me u merr me sene të kota, njerëzit mezi s’presin me nxjerr naj vegzë me bë sa bualli për çështje fetare. Për çudi asnjëri prej atyre që folën për hoxhën, nuk folën për atë mbrëmjen e asaj muzikës qa ke atë natë, që u dal ai njeri shumë i i i... ta quaj idiot... ta quaj idiot në thonjëza, sepse ka folur fjalë para familjeve, tu këqyrë njerëzit televizor me motra, me nana e me baba, e me fol atë fjalë i ka fye të gjitha familjet shqiptare në mënyrën më të rëndë.
Standardi: A më shumë ka fyer Hoxha Irfan apo ky “idioti”, që po e quani ju?
Krasniqi: Hoxha Irfan nuk ka fye... Hoxha Irfan ka folur për një pjesë të shoqërisë, ato mund të jenë 100, 50 apo më pak a më shumë, ne nuk mund ta mohojmë se në Kosovën ton ka lavire, prostituta. Nuk mund ta mohojmë faktin se në Kosovën tonë po luhet me moral, po nxitet amoraliteti, po stimulohen lidhjet jo martesore... Reklamohen kondomat nëpër televizionet tona nacionale. A e dinë çka do të thotë ajo, mos u ndalni prej amoralitetit, veç përdorni këto. Ky është stimulim, është nxitje.
Standardi: E çka duhet bërë, të mos përdoren kondomat?
Krasniqi: Ai te përdor, të bënë çka të dojë, por ne e kemi obligim me vetëdijesu shoqërinë, me ua kujtu njerëzve se kjo dukuri është negative... e hoxha i ngrati është munduar ta trajtoi  këtë fenomen apo dukuri. Kurgja më shumë, me emër e mbiemër se ka cek hoxha askënd. Nëse e ka cek hoxha parlamentaret, mësueset, mjeket e ku ta di unë, e kish përfshi një numër të madh të njerëzve. Ndërsa ai nuk e ka veçu askënd, andaj hoxha nuk ka shkelur asnjë normë fetare.
Standardi: Është qortuar nga Bashkësia Islame Irfani?
Krasniqi: BIK-u duhet me të qortua kur e thenë një rregull. Irfani nuk i ka tejkaluar normat. Irfani ka qenë pak në fjalor i emocionuar, i ka plas zemra. Me i pas zgjedh fjalët pak ma të buta, kishte qenë më mirë, përndryshe tema si temë e shtjelluar nuk ka të keqe kurgja. Irfani është njeri intelektual. Është shumë punëtorë i vyeshëm...
Standardi: A jeni zhgënjyer me Ferid Aganin, pasi ka premtuar se do ta fut mësim besimin në shkolla dhe mbulesën do ta rregullojë...?
Krasniqi: Nuk them që jam zhgënjyer. Feridi është një intelektual i mirë, është një vëlla i joni.
Standardi: A keni pritur më shumë nga Agani?
Krasniqi: Po kemi pritur më shumë, natyrisht myslimanët kanë pritur më shumë, por se di...
Standardi.info: A iu ka premtuar diçka ngjashëm me Aganin edhe Behgjet Pacolli kur ka dal në zgjedhje?
Krasniqi: Ne i kemi ndihmuar Pacollit me ardhë në Qeveri. Edhe Pacolli na u është zotu që ka me na përkrah edhe ka me punu për realizimin e të drejtave të myslimanëve, por edhe kjo nuk ka ndodhur dhe jem të zhgënjyer.
Standardi: E kanë shoqëruar Alma Lamën deputeten e Vetëvendosjes Policia, pasi ajo ka thënë se ndjehet e rrezikuar...?
Krasniqi: Jo, jo. Alma Lama nuk ndjehet e rrezikuar, ia ka fut kot. Natyrisht fjalët e rënda që janë folur  kundër Alma Lamës dhe çdo kujt tjetër ne nuk i përkrahim asnjëherë. Nuk kemi ardhur me përhap dhunë, nuk kemi ardhur me i fut njerëzit në fe me dhunë se nuk është program qiellor, nuk është program i pejgamberit. Në fe nuk ka dhunë. Fundja ajo është e lirë të flet çka do të dojë, e ka për vete.
Standardi: Po më intereson, a mendoni se dy homoseksual munden ta birësojnë një fëmijë?
Krasniqi: Këta se thotë as truri edhe zemra se thotë. Nuk ka zemër shqiptari që e përballon këtë. Nuk ka mendje e logjik e shëndosh që e përballon këtë.
Standardi: Por po e thonë ligjet?
Krasniqi: Sepse po thotë Evropa, me hy në Evropë sa ma shpejt, sepse është kusht evropian. Në realitet nuk është kusht evropian, rren është kjo. Nuk është standard evropian, sepse shteti evropian nuk e stimulojnë të keqen.
Standardi: A duhet të izolohen homoseksualët apo të shërohen?
Krasniqi: Jo duhet të shërohen. Këta janë të sëmur. Këta shërohen. Shteti duhet me investu në ta sepse janë të sëmur, sikur ai që është i sëmur nga zemra edhe këta janë të sëmur. Sëmundje e rëndë. Njerëzit vijnë te unë edhe kërkojnë ndihmë./Elhami Ismajli- standardi

Saturday, June 29, 2013

Nr.87 Pyetje dhe Përgjigje në Facebook - Dr. Shefqet Krasniqi

Nr.87 Pyetje dhe Përgjigje në Facebook - Dr. Shefqet Krasniqi

Ezani me i bukur qe keni ndegjuar

Ezani me i bukur qe keni ndegjuar


Monday, June 24, 2013

LODHJA E SHPIRTIT (MBI TITULL LARTE ILAHI ARABE)

Shejh Muhamed Husejn Jakupi, Allahu e ruajt, thotë: Nga njerëzit ka asi lloj që vjen dhe thotë: Ndjehem tepër i lodhur. 
Kur e pyet se pse, ku qëndron problemi?! 

Përgjigjet: Nuk e di, më është ngushtuar shpirti.

E pyet se cila është arsyeja?!

Përgjigjet: Nuk e di, prekem shumë shpejt. Shpirti më është ngushtuar dhe më duket se ngulfatem.

E pyet: A ke nevojë për të holla?!

Përgjigjet: Jo, pasha Allahun jo. Nuk e di se për çka bëhet fjalë, nuk janë në pyetje të hollat!
E pyet: Mos ke ndonjë problem me gruan tënde?!
Përgjigjet: Jo, përkundrazi. Ndjehemi shumë të lumtur mes veti.

E pyet: Mos të janë sprovuar fëmijët me diçka?!

Përgjigjet: Jo pasha Allahun. Ata janë shëndoshë e mirë.

E pyet: Mos ke ndonjë problem në punë?!

Përgjigjet: Jo, çdo gjë është në rregull.

E pyet: Mirë, atëherë kjo e tëra nga vjen?!

Përgjigjet: Nuk e di! Nuk e di! Nuk e di! Ndjehem i lodhur, shumë i lodhur!!

- Kjo lodhje, është lodhje e shpirtit. Ajo nga e cila ankohet ky njeri, nuk është trupi i tij, po ajo është shpirti i tij. Për këtë arsye i gjen pasuesit e epsheve dhe mëkatarët në vuajtje dhe dhembje. Nga gjynahet u shtohen pikat e zeza në zemër, e me atë u shtohet edhe pikëllimi, e nga pikëllimi u shtohet edhe dhembja, e nga dhembja u shtohet edhe shtrëngimi.

Shpirti nga brenda i bërtet, është i uritur dhe i etur, mirëpo nuk di se çka të bën. Për këtë arsye ai hulumton dhe jepet pas gjërave materiale, në ushqim dhe në pije, në veshje dhe në qeshje, mirëpo të qeshurit e tij del vetëm se nga goja, e jo nga zemra e tij.

Shpirti ka nevojë për ilaç i cili buron nga vendi prej nga ka ardhur vet shpirti, dhe kjo: " ... është çështje që i përket vetëm Zotit tim ...".

Allahu i Madhëruar thotë: "Do të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: "Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim ...". Isra 85.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Saturday, June 22, 2013

SI TË PËRGATITEMI PËR MUAJIN RAMAZAN?!

Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim
Një ulje e shkurtër pushimi dhe qetësie me një laps dhe fletë në dorë. Ky është një mesazh i shkurtër tema e të cilit është: “Si të përgatitet muslimani për pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit”.
Shpresoj te Allahu i Madhërishëm që kjo këshillë të jetë pikënisje për çdo musliman drejt të mirës dhe veprave të mira, duke filluar nga ky muaj i bekuar dhe përgjithmonë me ndihmën e Allahut Fuqiplotë, ngase Ai është Bujari dhe Fisniku, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij të ndershëm.
Allahu i Madhërishëm thotë:
فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ‌ فَلْيَصُمْهُ
“E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë…”[1]
Si përgatitet muslimani për Ramazan?
Së pari: Përgatitja psikike dhe praktike për këtë muaj të bekuar:
Ø  Të shtuarit e lutjeve para se të vij ky muaj i bekuar. Dhe prej lutjeve të transmetuara, janë këto:
اللهم بارك لنا في رجب و شعبان و بلغنا اللهم رمضان
a)    “O Allahu ynë! Na dhuro bereqet në Rexheb dhe Shaban, dhe na e mundëso ta arrijmë Ramazanin”.
b)    اللهم سلمني إلى رمضان و سلم لي رمضان و تسلمه مني متقبلا              
“O Allahu im! Me lërë të shëndoshë deri në Ramazan, ma mundëso arritjen e Ramazanit, dhe pranoje atë nga unë”.
Ø  Nijetet (qëllimet) të cilat njeriu duhet ti ketë në zemrën e tij para se të vij Ramazani:
Në sahihun e Muslimit, transmeton Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, hadithin Kudsij, ku i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, tregon se Allahu i Madhërishëm thotë:
Nëse një rob i imi i ka folur vetës së tij se do ta kryej një vepër të mirë, Unë do ti shkruaj atij një të mirë”.
Ø  Dhe prej disa nijeteve (qëllimeve) që muslimani duhet ti ketë për këtë muaj të bekuar:
1.    Ta bëj nijet hatmen apo përfundimin e leximit të Kur`anit disa herë dhe duke medituar.
2.    Ta bëj nijet që të pendohet me një pendim të sinqertë, nga të gjitha gjynahet e kaluara.
3.    Të vendos që ky muaj të jetë për të pikënisje drejt veprave të mira dhe të vazhdoj kështu deri në vdekje me ndihmën e Allahut.
4.    Të vendos në arritjen e sa më shumë sevapeve apo shpërblimeve, ngase në këtë muaj të bekuar shpërblimet dyfishohen.
5.    Të vendos në përmirësimin e sjelljes, ahlakit (moralit) si dhe sjelljen e mirë me të gjithë njerëzit.
6.    Ta ketë për qellim që të veproj për këtë fe të Allahut të Madhërishëm, duke e shpërndarë atë në mesin e njerëzve, duke shfrytëzuar butësinë dhe lumturinë që sjell ky muaj ndër njerëz.
7.    Të vendos në përpilimin e një programi të stërmbushur me ibadete (adhurime) dhe bindje ndaj Allahut Fuqiplotë.
Ø  Një shfletim imani. Qe donë të thotë leximin e disa librave të cilat zbusin zemrën, në lidhje me Ramazanin, qe shpirti të përgatitet për këtë muaj të bekuar, dhe morali i besimit të jetë i lartë.
Ø  Agjëro disa ditë të muajit Shaban si parapërgatitje për të agjëruar Ramazanin, dhe kjo është një përgatitje praktike. Aishja, radijaAllahu anh,a thotë:
“Nuk kam parë të Dërguarin, salAllahu alejhi ue selem, të ketë agjëruar ndonjë muaj më shumë, se sa muajin Shaban”.
Ø  Vëlla- motër muslimanë! Shfrytëzo vlerën e Ramazanit dhe agjërimit të tij.
Falje gjynahesh, largim nga zjarri i xhehenemit, në të është Nata e bekuar e Kadrit, melekët e Allahut kërkojnë falje për ty, shpërblimi në këtë muaj dyfishohet, fillimi i këtij muaji është rahmet (mwshirë) kurse mesi i tij është magfiret (falje e gjynaheve)… etj.
Të kujtosh gjithë këto vlera të këtij muaji të bekuar, të dhuron një shtytje psikike që të përgatitesh për të.
Ø  Dëgjo disa ligjërata rreth këtij muaji të bekuar, para se ai të vij.
Projekt:
a)    Çdo ditë dëgjo nga një ligjëratë apo dy, në shtëpi apo në veturë.
b)   Lexo ajetet Kur`anore të cilat flasin rreth Ramazanit, me tefsirin apo komentimin e tyre, sipas mundësive.
Ø  Ulu me ne që ta përjetosh Ramazanin:
Një slogan para Ramazanit, që donë të thotë që të ulesh me ndonjë mexhlis vëllazëror, me ata njerëz të cilët i donë, njerëz të hajrit dhe veprave të mira, që të diskutosh me ta, si do ta jetoni Ramazanin ashtu si duhet. Këto tubime dhe mexhlise të imanit lënë gjurmët e tyre tek zemrat që të përgatiten për këtë muaj.
Ø  Ndaj një pjesë të caktuar nga paga jote mujore për këtë muaj, që të realizosh disa projekte të këtij muaji të bekuar, si:
1.    Lëmosha në Ramazan.
2.    Botimin e disa librave, fletushka, apo të ngjashme me to, që të shpërndahen falas dhe për hir të Allahut.
3.    Tu bashkohesh projekteve të cilat organizohen për tu dhënë iftar agjëruesve.
4.    Çanta e hajrit, një term që donë të thotë: mbushja e një kese apo [ante të vogël me gjëra ushqimore dhe shpërndarja e tyre skamnorëve në fillim të Ramazanit.
5.    Shkuarja në Qaben e ndritshme, në shtëpinë e Allahut të Madhërishëm, për të kryer Umren.
Ø  Mëso fikhun e agjërimit (rregulla dhe dispozita), duke prezantuar në ligjëratat të cilat mbahen nëpër Xhami.
Ø  Prezanto në disa ligjërata apo kurse të cilat organizohen me rastin e afrimit të muajit të bekuar.
Ø  Përgatiti anëtarët e shtëpisë, gruan dhe fëmijët për këtë muaj të bekuar. Duke bërë bisedë të lirë me familjarët rreth asaj se si do ta pritni muajin e bekuar të Ramazanit, apo duke shpërndarë me ta fletushka dhe të ngjashme me to njerëzve të lagjes dhe atyre të cilëve ke mundësi, ngase kjo është një rrugë e cila mbjell tek anëtarët e familjes ndjenjat për vepra të mira dhe thirrjen (davetin).
Së dyti: Një projekt fitimprurës për një ditë të Ramazanit:
Para sabahut:
Namazi natës. Allahu, subhanehu ue teala, thotë:
أَمَّنْ هُوَ قَانِتٌ آنَاءَ اللَّيْلِ سَاجِدًا وَقَائِمًا يَحْذَرُ‌ الْآخِرَ‌ةَ وَيَرْ‌جُو رَ‌حْمَةَ رَ‌بِّهِ
(A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet?[2]
Ngrënia e syfyrit: I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
Hani syfyr, ngase në syfyr ka bereqet”.(mutefekun alejhi)
Istigfari (të kërkuarit falje) deri në ezanin e sabahut: Allahu i Madhërishëm thotë:
وَبِالْأَسْحَارِ‌ هُمْ يَسْتَغْفِرُ‌ونَ
“Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet e tyre”.[3]
Falja e dy rekateve sunet të sabahut: I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Dy rekate sunet të sabahut janë më të vlefshme se dynjaja dhe çka në të”.(Muslimi)
Pasi të hynë koha e sabahut:
Të shkuarit e hershëm në namazin e sabahut: I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
Sikur ta dinin njerëzit çfarë ka të përgatitur në namazin e jacisë dhe të sabahut, do të vinin për ti falur po që se edhe duke u zvarritur”. (Mutefekun alejhi)
Shfrytëzimi i kohës në mes të ezanit dhe ikametit me lutje dhe dhiar (përmendja e Allahut): I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
Lutja në mes të ezanit dhe ikametit nuk kthehet”. (Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Davudi)
Të qëndruarit në xhami deri sa të lind dielli duke bërë dhikër dhe duke lexuar Kur`an:
“I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, pasi falte namazin e sabahut, qëndronte ulur në xhami deri në lindje të diellit”. (Muslimi)
Falja e dy rekateve:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
Kush falë namazin e sabahut me xhemat, pastaj qëndron ulur duke përmendur Allahun azze ve xhele deri sa të lind dielli, pastaj falë dy rekate, do të këtë shpërblimin e Haxhit dhe Umres të plotë, të plotë, të plotë.” (Transmeton Tirmidhiu)
Lutja qw Allahu të të dhuroj bereqet në ditën tënde:
I Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
O Allahu im! Kërkoj nga Ti të mirat e kësaj dite, çlirimet e saj, triumfet e saj, dritën e saj, bereqetin e saj, udhëzimin e saj, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga sherri(e keqja) që është në të dhe e keqja që gjendet pas saj”.(Ebu Davudi)
Fjetja (gjumi) duke shpresuar në mirësitë dhe shpërblimet e Allahut:
Muadhi, radijAllahu anhu, ka thënë:
“Unë shpresoj tek Allahu i Madhërishëm shpërblim për gjumin që e bëj, ashtu qysh shpresoj për ngritjen time”.[4]
Shkuarja në punë apo në mësim:
“I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
Asnjë njeri nuk ka ngrënë ushqim më të hajrit se sa ai që hanë nga puna e dorës së tij, i Dërguari i Allahut Davudi (alejhi salatu ue selam) hante nga puna e dorës së tij.(Buhariu)
Të nxënit me dhikër (përmendje e Allahut) gjatë tërë ditës:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
Banorët e Xhenetit nuk i bien pishman për asgjë tjetër, me përjashtim të kohës e cila u ka kaluar pa e përmendur Allahun e Madhërishëm”.(Taberaniu)
Lëmosha ditore: Duke e ndjerë duanë(lutjen) e melaikes:
O Allahu im! Dorëlirit ia shto pasurinë”.
Koha e drekës:
Namazi i drekës në kohën e saj, duke qenë i hershëm në xhami:
Ibn Mesudi, radijAllahu anhu, ka thënë: “I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, na ka mësuar rrugët e udhëzimit, andaj prej rrugëve të udhëzimit është namazi në xhaminë në të cilën thirret ezani”.(Muslimi)
Shfrytëzimi i kohës për të pushuar, me nijet (qëllim) të pastër:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Edhe ndaj trupit tënd ke detyrime”.
Koha e ikindisë:
Namazi i ikindisë, gjithashtu kujdesi për faljen e katër rekateve para farzit:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Allahu mëshiroftë atë njeri, i cili para farzit të ikindisë falë katër rekate”.(Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Të dëgjuarit e ndonjë këshille apo ligjërate në xhami:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Kush shkon në xhami duke mos dashur tjetër vetëm se të mësoj diçka apo tu mësoj të tjerëve, do të ketë shpërblimin e një Haxhi të plotë”. (Taberaniu)
Qëndrimi në xhami:
I Dërguari, alejhi salatu ue selam, ka thënë:
Kush merr abdes në shtëpinë e tij dhe shkon në xhami, ai person është vizitor i Allahut të Madhërishëm, dhe i takon të Vizituarit që ta nderoj vizitorin”. (Transmeton Taberaniu me sened të mirë)
Koha e akshamit:
Të nxënit me lutje para iftarit:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
Tre lloje të njerëzve, duatë (lutjet) e tyre nuk kthehen, njeri nga ta është lutja e agjëruesit deri sa të bëj iftar”.(Tirmidhiu)
Bërja iftar duke e përcjellur atë më lutje:
“U largua etja, u lagën venat, dhe u arrit shpërblimi inshaAllahu”(Ebu Davudi)
Falja e namazit të akshamit me xhemat, dhe duke qenë i hershëm në xhami.
Ulja në xhami dhe leximi i lutjeve të mbrëmjes.
Mbledhja familjare dhe përkujtimi i disa gjërave të cilat u bëjnë dobi:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
Gjithashtu ndaj gruas tënde ke detyrime”.
Përgatitja për namazin e teravive.
Namazi i jacisë:
Falja e namazit të jacisë me xhematë dhe duke qenë i hershëm në xhami.
Falja e teravive deri në fund me imam:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
Kush ngritet për tu falur gjatë Ramazanit me iman(besim) të plotë dhe duke shpresuar në mirësitë dhe shpërblimin e Allahut, atij do ti falen gjunahet e kaluara”.(Buhariu dhe Muslimi)
Shtyrja e namazit të vitrit deri në fund të natës:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
Letë jetë namazi juaj i fundit ditor vitr (tek)”. (Mutefekun alejhi)
Program i hapur:
Vizita e (të afërmve, shokut apo fqinjit), praktikimi i thirrjes (davetit), të lexuarit e ndonjë literature, ligjëratë familjare, etj…
Dhe në fund, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem.
 
Përgatiti: Halid Ibn Abdurrahman Ed-Dervish
Perktheu: Ramil Sherifi