Showing posts with label News. Show all posts
Showing posts with label News. Show all posts

Sunday, June 30, 2013

Aksion i mërgimtarët për Luginën e Preshevës, ndërtohen mbi 50 shtëpi

Me qëllim të parandalimit të shpërnguljeve të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, mërgimtarët, që janë bërë bashkë rreth Fondit Humanitar të Kosovës Lindore në Zvicër, kanë vendosur të fillojnë aksionin e ndërtimit të më se 50 shtëpive për familjet pa kulm mbi kokë, fuqia ekonomike e të cilave nuk u jep mundësinë që ta sigurojnë atë.Xhelal Mehmeti, kryetar i FHKL-së në Zvicër, në një prononcim për Preshevanews ka theksuar domosdoshmërinë e intervenimit të shpejtë infrastrukturor, në mënyrë që familjeve në nevojë t’iu sigurohet kulmi mbi kokë. Në këtë mënyrë, sipas tij, do të mund të shmanget largimi masiv i shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, në kërkim të një jete më të mirë. Sipas Mehmetit, shtëpitë do të kenë nga 70 metra katrorë dhe do të pajisen me të gjitha elementet përkatëse të nevojshme për një familje .
Siç raporton preshevanews, kryesia e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore tashmë ka realizuar një sërë takimesh me zyrtarë më të lartë të Luginës, si dhe me përfaqësues relevantë të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, me qëllim të promovimit të idesë dhe gjetjes së mbështetjes edhe nga ata.
Mehmeti ka ftuar të gjithë ata që kanë mundësi të japin kontributin e tyre për jetësimin e këtij projekti human, në mënyrë që të parandalohet shpërngulja e shqiptarëve nga vatrat shekullore.
FHKL ka ndarë tashmë një fond të caktuar për projektin e ndërtimit të shtëpive në Luginë, por është e domosdoshme ndihma edhe e institucioneve dhe e ndërmarrjeve të ndryshme, pa marrë parasysh se ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre, për të ndihmuar këtë projekt, ka thënë Mehmeti.

Vazhdon Lufta e Cetnikeve te aak kunder ISLAMIT

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se VV (Lëvizja Vetëvendosje), LISBA (Lëvizja Islame Bashkohu) dhe Gëzim Kelmendi (deputet i Partisë së Drejtësisë) flasin në të njëjtën gjuhë, thonë të njëjtat akuza dhe kanë të njëjtat bindje.
“Tre shembuj konkret:
1. Kanë gjuhën e njëjte për shamitë, mësim-besimin në shkolla dhe vahabistët
2. Kanë shpifjet plotësisht të njëjta për AAK-në.
3. Shprehin urrejtjen e njëjte kundër Skënderbeut, vlerave perëndimore dhe dashurinë e njëjtë për orientalizmin (lexoni librat e Hysamedin Ferrajt dhe bindeni. Hysamedini ishte kandidat i VV-së për deputet).
Turp dhe tmerr”, ka shkruar Ramadani
A ESHTE KY NJERIU QE DUHET TE JETE NE KUVENDIN E KOSOVES TURP PER BURIM RAMADANIN.

Sherr në lokal, plagoset me thikë 21-vjeçari

Një person është plagosur me thikë, pas një sherri të ndodhur mes disa të rinjve në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në një lokal të qytetit.
Tre rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale. Fillimisht, sherri ka nisur me fjalë dhe më pas dy persona kanë qëlluar me thikë 21-vjeçarin Rexhep Tehani nga Kukësi, student në Univeristetin e Korçës.
I riu është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës. Mjekët bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore është e rëndë. Pak orë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve.

Saturday, June 29, 2013

Kumanovë, deri 6 të vdekur në aksident rrugor

Një makinë "BMW" me regjistrim Shkupi dhe një "Pasat" me regjistrim të Kumanovës janë përplasur në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë duke shënuar aksidentin më të rëndë të këtij viti në Maqedoni.
Sipas informacioneve të para të cilat i ka siguruar portali Albeu.com, në këtë aksident jetën kanë humbur 6 veta ndërsa shkaktar ka qenë shpërthimi që ka ndodhur pas përplasjes së të dyja makinave.
Ndërkohë burime jozyrtare thonë se mes të vdekurve janë dy fëmijë si dhe një polic.
Pas pak pritet edhe prononcimi i Policisë në lidhje me këtë aksident të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Shmilçishte.

Gëzim Kelmendi: Sqarim rreth votimit tim për "Marrëveshjen"

Të nderuar vëllezër dhe motra Esselamu Alejkum,duke pasur parasysh faktin që ju gjithmonë më keni mbështetur dhe inkurajuar që të punoj drejt,ndjeva obligim moral që të sqarohem para juve rreth votimit tim.
Unë kam votuar"për" për këtë marrëveshje.Janë shumë arsye që më kanë bërë të votoj për këtë marrëveshje.
Unë e di se kjo marrëveshje nuk është edhe e tillë çfarë kishim dëshiruar që kjo të jet,por pyetja që gjithmonë më ka munduar ka qenë:a do të ishte më e dëmshme për vendin tim dhe qytetarët e vendit tim votimi apo mosvotimi i kësaj marrëveshje?
Mosvotimi i kësaj marrëveshje do të kishte pasoja shumë më të rënda për qytetarët e Mitrovicës në veçanti dhe Kosovës në përgjithësi,ngase do të legjitimoheshin dhe forcoheshin edhe më shumë struktrurat kriminale serbe në pjesën veriore të Mitrovicës,do të pamundësohej edhe më shumë mosqarkullimi i shqiptarëve atje,dhe më e keqja do të rrezikonim ta humbnim përgjithmonë atë pjesë të Mitrovicës.

Dhe nëse do ta humbnim ,a jemi në gjendje, a do të kishim mundësi ta mbrojmë?Padyshim se nuk do të kishim mundësi,ngase nuk kemi as potencial ushtarak ti përgjigjemi Serbisë,dhe më e keqja nuk do ta kishim as mbështetjen e ndërkombëtarëve në këtë çështje,ngase mosvotimi i kësaj marrëveshje do të na poziciononte në një pozitë jo të mirë përballë ndërkombëtarëve.
Mos të harrojmë, se mbështetësit kryesor të Kosovës dhe të kësaj marrëveshje janë SHBA,BE dhe Turqia.
Të enjten,në momentin e votimit unë Gëzim Kelmendi isha para dy sfidave:
1.Te votoj "kundër" dhe të bëhem deputeti më i popullarizuar ,ngase do të isha i vetmi nga koalicioni qeverisës që do të votoja kundër.
2.Të votoj "për" duke kontribuar për të ardhmen e qytetarëve të vendit tim.
Unë zgjodha të "dytën",ngase prioritet për mua është e ardhmja e qytetarëve të vendit tim e jo popullariteti im.
Shumë prej jush,e në veçanti Hoxhallarët tanë të nderuar e dijnë ma mirë se unë një ngjarje historike"Marrëveshjen e Hudejbies".
Kjo marrëveshje në shikim të parë dhe në përmbajtje nuk ishte e mire për Muslimanët,por zbatimi i kësaj marrëveshje solli deri te fitorja dhe çlirimi i Mekës.
Prandaj,edhe ne nëse jemi të bashkuar dhe syçelë nga zbatimi i kësaj marrëveshje do të përfitojmë dhe do të ngadhnjejmë ndaj çdo stuhie.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi

Rregjistrohet tërmet sot në Tetovë dhe rrethinë

Pajisjet seizmologjike të Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup sot në mëngjes në orën 3:40 minuta kanë regjistruar tërmet me epiqendër në malin Sharr. Tërmeti është ndjerë në Tetovë dhe rrethinë me intenzitet prej IV shkallë sipas shkallës makroseizmike Europiane. /Shqipmedia.

El Salvador njeh Kosovën (VIDEOLAJM)

El Salvador është shteti i radhës që njeh pavarësinë e Kosovës. “El Salvador tashme ka marr vendim për ta njohur Kosovën shtet sovran dhe te pavarur. MPJ ka marr konfirmimin nga Ambasada e këtij shteti në OKB”.

Kështu ka thënë për “Epokën e re” një burim brenda MPJ-së.
Njohja formale sipas këtij burimi do të vijë të hënën, kur ky shtet pritet të dërgoj në Prishtinë edhe notën vebale.
Shteti i fundit që ka njohur Kosovën ishte Egjipti. Ministri Hoxhaj në këto dy vjet disa herë ka vizituar Amerikën Latine dhe ka takuar përfaqësues të këtyre shteteve.
Ndërkaq, mbrëmë ministri Hoxhaj kishte paralajmëruar në “Twitter” një njohje të re. “Lajmi i fundit: Kosova evropiane pret sot një njohje të re nga një shteti i Hemisferës Perëndimore! Detalet se cili do të jepen së shpejti”, pati shkruar Hoxhaj.

VIDEO LAJM

Friday, June 28, 2013

Njohje e re per Kosoven pritet sonte (video)

Breaking news: Kosova evropiane sonte pret një njohje të re nga një shtet i hemisferës perendimore. Shumë shpejt do t'ju sjell detaje tjera. E.Hoxhaj.
Permes rrjetit social Facebook Ministri i puneve te jashtme Enver Hoxhaj Ka Theksuar qe do kete njohje te re sonte ende nuk eshte bere e ditur se cili shtet eshte por Z. Hoxhaj premton njohje te re dhe detaje te tjera do sjell me vone.

Topalli: Nuk do të jem në krye të PD-së

Jozefina Topalli hodhi poshtë çdo mundësi për të qenë një nga kandidaturat për drejtimin e Partisë Demokratike, garë e cila është hapur me dorëheqjen e Sali Berishës.
“Nuk do të kandidoj për postin e kreut të Partisë Demokratike”, tha Topalli për mediet. "Nuk është në ambiciet e mia posti i kreut të PD-së", vijoi ajo, shkruan shekulli.
Kryetarja aktuale e Kuvendit në daljen e saj të parë pas zgjedhjeve, ka shmangur komentet për rezultatin e 23 qershorit, ndërsa vlerësoi Berishën.
Ajo e ka quajtur veten me fat që ka pasur mundësi të punojë me Berishën. “Kam qenë me fat që kam punuar me Sali Berishën. Berisha është lideri historik i Partisë Demokratike”, tha kryeparlamentarja. Një figurë tjetër e PD-së, që përjashtohet nga gara për kreun e Partisë Demokratike është dhe ministri i Financave, Ridvan Bode.
Me vetëpërjashtimin e Topallit si një nga kandidatet e mundshme, shtohet mundësia që drejtimin e PD-së ta marrë kryebashkiaku Lulëzim Basha.

Thursday, June 27, 2013

Ratifikohet marrëveshja Kosovë-Serbi (VIDEO)

(E plotësuar) Legjislativi i vendit me 84 për, tre kundër dhe një abstenim miratoi marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Ndërkohë, mësohet se Sigurimi i Kuvendit të Kosovës ka sulmuar deputetin Visar Ymeri, Liburn Aliun dhe deputeten Albana Fetoshi. Brenda në Kuvend ka hyrë edhe Njesia Speciale.
.........
Është bërë rreth gjysme ore, nga kur kryeparlamentari ka ndërprerë seancën për dhjet minuta pushim.
Por, në sallën e Kuvendit, deputetët e VV-së janë të vendosur tek vendet ku drejtohet seanca.Ndërkohë ministrat po qëndron në këmbë.
..........
Në kohën kur kryeparlamentari, Jakup Krasniqi ka ftuar deputetë që të shprehën për votimin e Projektligjit të marrëveshjes, lideri i VV-së, Albin Kurti ia ka rrëmbyer mikrofonin kryetarit Krasniqi.
SHIKONI VIDEON

Wednesday, June 26, 2013

Sali Berisha jep dorëheqje nga PD-ja

Sali Berisha jep dorëheqje. Ai ka dhënë dorëheqje nga funksionet e tij në PD-së duke pranuar kështu edhe fitoren e PS-së dhe duke i uruar Edi Ramës punë të mbarë.

Ai tha se e donte fitoren më shumë se gjithçka por u dëshpërua që nuk fitoi, madje tha se fajin për mos fitore e ka vet ai personalisht.
Tha se dorëheqja e tij nuk do të thotë lamtumirë e fundit.

Në pritje të Berishës (LIVE)

Në selinë e Partisë Demokratike Sali Berisha pritet që të pranojë pas pak minutash rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, ku e djathta humbi ndaj koalicionit të majtë me një rezultat mandatesh 84 me 56 në favor të Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Kryeministri pritet të mbërrijë në selinë blu, ku ndodhen edhe simpatizantë dhe mbështetës të kësaj force politike.

Ndërkohë mbledhja e fundit e Qeverisë pritet të zhvillohet të enjten në orën 11.00.

Berisha fotografohet nga qytetarët


Kryeministri Sali Berisha është fotografuar për herë të parë në publik që pas datës 23 qershor, paraditen e te merkures, në momentin e lënies së apartamentit të tij pranë “Rrugës së Elbasanit”.
Në shoqërinë e truprojave të tij është drejtuar per ne ambasaden hungareze, ku ka shprehur ngushellimet e tij per largimin nga jeta te ish-kryeministrit te ketij vendi.

Një ditë më parë kryeministri i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, takoi në presidencë Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Nuk ka asnjë informacion, si nga zyra e kryeministrit ashtu edhe nga ajo e presidentit mbi atë që është diskutuar në takim.
LIVE

Theren me thika, tre të plagosur rëndë (VIDEO)

Tre persona janë therur me thikë brenda njëzetekatër orëve të fundit. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rast i therjes me thikë ku ka mbetur i plagosur rëndë një person, ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Raportohet se një i dyshuar, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e goditur disa herë me thikë viktimën.
Ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Ndërsa sipas policisë, rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku nga persona të dyshuar të panjohur janë therur me thikë dy viktima, me ç’rast të njëjtit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Të dy rastet po hetohen nga njësitet përkatëse të policisë në Gjilan e Ferizaj.

Tuesday, June 25, 2013

Faleminderit Kryeministri Berisha ( VIDEO

SHIKO VIDEON EMOCIONUSE NGA SALI BERISHA

Ja cfare Shpreh Berisha? (VIDEO)

Nga Partia Demokratike mund të largohet kryetari i saj historik, Sali Berisha, të cilën e drejton prej rreth 20 vjetësh (përjashtuar kohën kur ishte President dhe në krye të saj ishte Dritani Shehu). Berisha ndonëse mund të deklaroi largimin nga politika apo vetëm nga drejtimi i PD-së, ai do të vazhdojë të mbajë postin e Kryeministrit deri në formimin e qeverisë së re, që do të bëhet në shtator.Largimi i Berishës mund të bëhet i ditur nga goja e tij në një mbledhje të Kryesisë së PD-së, pas humbjes shkatërruese në zgjedhjet e 23 qershorit. Dorëheqja e mundshme mendohet të ketë qenë edhe objekt i diskutimeve në takimin Berisha-Nishani-Basha.

NDIQ VIDEON

Rezultatet e fundit zyrtare nga KQZ, përqindjet dhe mandatet (LIVE)

Perditesuar 17:09 -
Gjirokastër
212/237 kuti
Koalicioni i Majtë 68.30%
Koalicioni i Djathtë 30.70%
ASHE 4 mandate
APMI 1 mandat.
Qarku Tirane
1073/1422 kuti
Koalicioni i Majtë 55.00%
Koalicioni i Djathtë 41.60%
ASHE 18 mandate
APMI 14 mandate.
Qarku Vlore
418/432 kuti
Koalicioni i Majtë 64.60%
Koalicioni i Djathtë 31.00%
A. Malaj 2.30%
ASHE 8 mandate
APMI 4 mandate.
Qarku Berat
266/302 kuti
Koalicioni i Majtë 73.60%
Koalicioni i Djathtë 25.20%
ASHE 6 mandate
APMI 2 mandate.
Qarku Elbasan
487/540 kuti
Koalicioni i Majtë 58.20%
Koalicioni i Djathtë 39.90%
ASHE 8 mandate
APMI 6 mandate.
Qarku Lezhe
212/258 kuti
Koalicioni i Majtë 52.70%
koalicioni djathte 45.80%
ASHE 4 mandate
APMI 3 mandate.
Qarku Durres
375/444 kuti
Koalicioni i Majtë 52.00%
Koalicioni i Djathtë 44.50%
ASHE 7 mandate
APMI 6 mandate.
Qarku Fier
531/576 kuti
Koalicioni i Majtë 62.70%
Koalicioni i Djathtë 32.30%
D. Prifti 3.00%
ASHE 11 mandate
APMI 5 mandate.
Qarku Korçe
447/447 kuti
Koalicioni i Majtë 55.30%
Koalicioni i Djathtë 41.70%
ASHE 7 mandate
APMI 5 mandate.
Qarku Shkoder
359/417 kuti
Koalicioni i Majtë 52.70%
Koalicioni i Djathtë 44.80%
ASHE 6 mandate
APMI 5 mandate.
Qarku Diber
264/264 kuti
Koalicioni i Majtë 49.70%
Koalicioni i Djathtë 46.80%
ASHE 3 mandate
APMI 3 mandate.
KQZ: janë numëruar rreth 80% e fletëve të votimit
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në ora 13:30 janë numëruar rreth 80% e fletëve të votimit.
Në një informacion zyrtar për mediat, zëdhënësja e KQZ së, Drilona Hoxhaj raportoi për ecurinë e këtij procesi në të 12 qarqet e vendit, deri në orët e mesditës:
SHKODËR ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit në ZAZ të nr. 5, 6, 7 dhe 8. Janë numëruar 83% e fletëve të votimit.
KUKËS përfundon numërimi në ZAZ të nr. 9, 10 dhe 11, ndërsa është numëruar 96%
e votave.
LEZHË përfundon numërimi në ZAZ të nr. 13 dhe 14; janë numëruar 81% e fletëve të votimit.
DIBËR përfundon krejtësisht numërimi në këtë qark.
DURRËS përfundon numërimi në ZAZ në nr. 21, 22 dhe 25, ndërsa janë numëruar 79%
TIRANË ka përfunduar në ZAZ në nr. 40, 41; janë numëruar 66% e fletëve të votimit.
ELBASAN përfundon procesi i numërimit në ZAZ në 44, 45, 48 dhe 51. Të numëruara deri tani 83% e votave.
FIER përfundon numërimi në ZAZ në nr. 56, 57, 59, 61 dhe 62; të numëruara 75% e fletëvotimeve.
BERAT numërimi ka përfunduar në ZAZ në nr. 64, 67 dhe 68; janë numëruar 90% e votave.
KORÇË ka përfunduar krejtësisht numërimi në të gjitha ZAZ të e qarkut.
GJIROKASTËR vazhdon procesi, deri tani janë numëruar 67% e fletëvotimeve.
VLORA përfundon numërimi në ZAZ të nr. 82, 83, 84, 85, 86, 87 dhe 88. Procesi po vijon në dy ZAZ e fundit, është përfunduar numërimi i 94% të votave.
Mandatet në vitin 2009
Koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” 70 mandate, përkatësisht:
Partia Demokratike 68 mandate
Partia “Për Drejtësi dhe Integrim” 1 mandat
Partia Republikane Shqiptare 1 mandat
Koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” 4 mandate, përkatësisht:
Partia “Lëvizja Socialiste për Integrim” 4 mandate
Koalicioni “Bashkimi për Ndryshim” 66 mandate, përkatësisht:
Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” 1 mandat
Partia Socialiste e Shqipërisë 65 mandate
LIVE

Rezultatet në nivel republike (VIDEO)

82 mandate, e djathta 58 mandate?! Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 janë të tetat që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist politik në vitin 1991. Shqiptarët votuan dje për ata që do ta qeverisin Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme. Ndërsa, sot presin të mësojnë se kush do mund të dalë fitues. Partia Demokratike, sipas kutive të para të votimit të numëruara është fituese në veri të vendit, duke kryesuar në Kukës, ndërkohë që PS-ja kryeson në zona të tjera, si në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Shkodër. Të dhënat e fundit të KQZ theksojnë se pjesëmarrja në votime në rang vendi është 53.75 për qind. Ndërkohë, sa i përket procesit të numërimit në të gjithë vendin janë numëruar 1822 nga 5508 kuti në total, sipas të dhënave zyrtare të KQZ. Rezultatet paraprake ndryshojnë nga minuta në minutë. Përfundon numërimi i votave në Has e Corovodë. Në Has kryeson koalicioni i djathtë - APMI, ndërsa në Corovodë e majta - ASHE. Korça është qarku ku numërimi po ecëm më mirë deri më tani.
VIDEO KETU ==>

Ku i ndoqën zgjedhjet Berisha, Rama dhe Meta (VIDEO)

Kryeministri Berisha i ka ndjekur dje zgjedhjet në Tiranë. Fillimisht ai ka qenë në kryeministri, më pas ka votuar. Pas votimit, kryeministri e ka kaluar kohën në shtëpi duke ndjekur zgjedhjet në televizion dhe duke folur çdo dhjetë minuta me bashkëpunëtorët e tij për ecurinë e zgjedhjeve e duke dhënë indikacione. Më pas ai i ka ndjekur zgjedhjet nga selia e Partisë Demokratike, dhe në zyrën e tij shikohej të hynin shpesh herë bashkëpunëtorë të tij.
Rama-Meta

Dyshja drejtuese e opozitës ka pasur dje një ditë shumë të ngarkuar. Pas ngjarjes që rëndë që ndodhi në Laç, ata u nisën menjëherë drejt këtij qyteti për të ndjekur gjendjen nga afër dhe për të qetësuar simpatizantët e tyre. Pasi dhanë nga një deklaratë për mediat, Rama dhe Meta janë kthyer në Tiranë ku edhe kanë votuar. Më pas ata i kanë ndjekur zgjedhjet në selitë e tyre përkatëse, duke folur çdo minutë me bashkëpunëtorët. Ndërkohë që Rama dhe Meta kanë shkëmbyer sms me njëri-tjetrin pothuajse çdo 20 minuta për të bashkërenduar veprimet.

Ja rezultatet e deritanishme sipas KQZ ne cdo qark. Vota te numruara 43.72 %

Perditesuar 20:56
Gjeni më poshtë rezultatet zyrtare të dhëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për KZAZ-të ku ka përfunduar numërimi i votave për kuti të caktuara që i përkasin qendrave të votimit përkatëse nga e gjithë Shqipëria.
Në përqindje dhe ndarje mandatesh
Gjirokastër
88/237 kuti
Koalicioni i Majte 70.60%
Koalicioni i Djathte 28.50%
ASHE 4 mandate
APMI 1 mandat.
Qarku Tirane
337/1422 kuti
Koalicioni i Majte 57.10%
Koalicioni i Djathte 39.30%
ASHE 19 mandate
APMI 13 mandat.
Qarku Vlore  268/432 kuti
Koalicioni i Majte 65.30%
Koalicioni i Djathte 30.70%
ASHE 6 mandate
APMI 2 mandate.
Qarku Berat
149/302 kuti
Koalicioni i Majte 73.20%
Koalicioni i Djathte 25.90%
ASHE 6 Mandate
APMI 2 mandate.
Qarku Elbasan
239/540 kuti
Koalicioni i Majte 56.90%
Koalicioni i Djathte 41.20%
ASHE 6 mandate
APMI 2 mandate.
Qarku Lezhe
166/258 kuti
Koalicioni i Majte 52.70%
Koalicioni Djathte 45.80%
ASHE 4 mandate
APMI 3 mandate.
Qarku Durres
118/444 kuti
Koalicioni i Majte 52.80%
Koalicioni i Djathte 39.30%
ASHE 7 mandate
APMI 6 mandate.
Qarku Fier  250/576 kuti
Koalicioni i Majte 62.90%
Koalicioni i Djathte 32 50%
Dritan Prifti 2 80%
ASHE 11 mandate
APMI 5 mandate.
Qarku Kukes
124/169 kuti
Koalicioni i Majte  35.90%
Koalicioni i Djathte 63.10%
ASHE 1 mandat
APMI 3 mandate.
Qarku Korçe
339/447 kuti
Koalicioni i Majte 59.50%
Koalicioni i Djathte 39.30%
ASHE 7 mandate
APMI 5 mandate.
Qarku Shkoder
224/417 kuti
Koalicioni i Majte 53.20%
Koalicioni i Djathte 44.60%
ASHE 6 mandate
APMI 5 mandate.
Qarku Diber
99/264 kuti
Koalicioni i Majte 52.50%
Koalicioni i Djathte 44.60%
ASHE 3 mandate
APMI 3 mandate
Ecuria e numërimit të votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se numërimi i votave ka përfunduar në 43.72 % të qendrave të votimit në të 12 qarqet e vendit, ndërsa procesi po vijon normalisht.
Në rang kombëtar, numri i QV-ve që kanë përfunduar numërimin deri në ora 20:00 është në masën 45.33%, ndërsa numërimi ka përfunduar në 2497 qendra votimi nga 5508 të ngritura gjithsej në vend.
Ja pasqyra e situatës së numërimit të votave sipas qarqeve deri në ora 20:00:
BERAT
Qendra votimi te perfunduara   52,32% = 158 nga 302
DURRES
Qendra votimi te perfunduara   24,77% = 110 nga 444
FIER
Qendra votimi te perfunduara   40,80% = 235 nga 576
KORCE
Qendra votimi te perfunduara   75,84% = 339 nga 447
LEZHE
Qendra votimi te perfunduara   63,57% = 164 nga 258
TIRANE
Qendra votimi te perfunduara   25,25% = 359 nga 1422
DIBER
Qendra votimi te perfunduara   50,38% = 133 nga 264
ELBASAN
Qendra votimi te perfunduara   40,56% = 219 nga 540
GJIROKASTER
Qendra votimi te perfunduara   32,07% = 76 nga 237
KUKES
Qendra votimi te perfunduara   73,37% = 124 nga 169
SHKOER
Qendra votimi te perfunduara   49,64% = 207 nga 417
VLORE
Qendra votimi te perfunduara   65,51% = 283 nga 432

Vijon numërimi, e majta thellon kryesimin

Dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare të kësaj të diele, në të gjitha Komisionet Zgjedhore Zonale vazhdon numërimi i votave, ndërsa procesi përfundoi në Dibër dhe Korçë. Në të gjithë vendin rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve të 23 qershorit nxjerrin fitues koalicionin e majtë të drejtuar nga Partia Socialiste.
Duke iu referuar rezultateve, opozita siguron deri në 84 mandate, një rezultat që nuk ishte parashikuar as nga vetë drejtuesit e saj dhe që e shndërron atë në një forcë kushtetuese në Parlament, raporton Top Channel.
Ndërsa të djathtët kanë marrë 54 mandate. Thuajse në çdo qark mazhoranca ka lëshuar mandate dhe këtu nuk kanë bërë përjashtim as zonat që tradicionalisht njiheshin si qarqe bastion të Partisë Demokratike.
Është Shkodra që duhet të ketë prodhuar rezultatin më surprizë, duke përmbysur raportin në 6 mandate me 5 për të majtën, një rezultat që çon për herë të parë të majtën në avantazh në këtë qark.
Koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste është në avantazh deri tani edhe thuajse në të gjitha qarqet e veriut, përjashtuar Kukësin.
Në Fier rezultati i deritanishëm tregon për epërsi të dukshme të opozitës, duke shkuar drejt rezultatit 11 me 5 mandate, ndërsa në Gjirokastër, nga 5 mandate, Partia Demokratike ka marrë vetëm 1.
Ndërkohë, me rezultatet e deritanishme raporti i mandateve për Tiranën është 19 për koalicionin e majtë dhe 13 për të djathtën, në Berat raporti është 6 me 2, në Vlorë 8 me 4, në Elbasan 8 me 6, në Durrës 7 me 6, në Lezhë 4 me 3, në Dibër 3 me 3, në Korçë 7 me 5 dhe vetëm në qarkun e Kukësit raporti është 3 me 1 në favor të koalicionit të djathtë.
Procesi i numërimit vazhdon edhe në Tiranë, edhe pse me ritme më të ngadalta ku sërish rezultati është dukshëm në favor të koalicionit të majtë. Ndërkohë që shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje janë zyrtarizuar në 53,75 %VIDEO ME POSHTE