Manchester United e ka nisur një mision të "pamundur". Në mediat
irlandeze sot gazetat kanë shkruar se Manchester United po bën gati një
ofertë për blerjen e Lionel Messit.
Skuadrën kampione angleze thuhet se e ka shtyer të bëjë këtë ofertë
deklarata e Johan Cruyff i cili tha se me ardhjen e Neymar, Barcelona
mund ta shes Messin. Raportohet se oferta e United për Messin do të jetë
plot 100 milion euro.
Showing posts with label Sports. Show all posts
Showing posts with label Sports. Show all posts
Sunday, June 30, 2013
Sheva: Ronaldo duhet të qëndrojë te Reali
Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, ka deklaruar se Cristiano
Ronaldo do të bënte një gabim shumë të madh nëse do të largohej nga
Real Madridi, tani kur Carlo Ancelotti u emërua trajner i ri. Po
raportohet se Ronaldo është duke e shqyrtuar një rikthim te Manchester
United, por Shevchenko beson se ai do të bënte një gabim të madh në rast
se do të vendoste të kthehej në Angli.
“Unë nuk e di pse Ronaldo do të dëshironte të largohej. Kur je te Reali, duhet të qëndrosh te Reali”.
“Ne të gjithë kemi pasur dëshirë të luajmë atje. Nuk ma merr mendja se mund të arrini më shumë në karrierë”.
“Jam
i sigurt se Ancelotti do të jetë si mik për të gjithë, jo vetëm për
Ronaldon. Ai do të tund Realin, por në mënyrën më të mirë, ai do të
sjellë një frymë të re të freskët në klub. Unë jam i bindur se ai do të
bindë Ronaldon që të qëndrojë dhe të jetë më i miri në botë. Nuk e di
nëse ka ndonjë trajner që i përshtatet më shumë Realit. Ata janë të
lindur për njëri-tjetrin”, ka thënë Shevchenko për AS.
Labels:
Sports
Cavani arrin marrëveshje me Chelsean?
Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani, ka arritur marrëveshje me
klubin londinez Chelsea, ku do të përfitojë 8.5 milionë euro në sezon.
Sipas Mediaset, agjentët e Cavanit tashmë kanë arritur marrëveshje me Chelsean, klub me të cilin uruguaiani do të nënshkruajë një kontratë për pesë vitet e ardhshme me përfitime prej 8.5 milionë euro në sezon.

Sidoqoftë, Chelsea nuk dëshiron që të paguajë klauzolën në kontratën e Napolit prej 63 milionë eurosh.
Cavani besohet se ka kërkuar një
takim sy më sy me presidentin Aurelio De Laurentiis menjëherë pasi të
përfundojë Kupa e Konfederatave, në mënyrë që ta bindë manjatin
napolitan që të heqë dorë nga klauzola.
De Laurentiis besohet se refuzon që
të takohet me Cavanin, pasi nuk dëshiron ta shesë lojtarin për një
shumë më të vogël se sa ajo që është e caktuar në klauzolën e tij.
Nënshkrimi i Cavanit me Chelsean
vjen pasi oferta e Cityt u refuzua nga Napoli dhe pasi Real Madridi
është pranë transferimit të Luis Suarezit nga Liverpooli.
Labels:
Sports
Saturday, June 29, 2013
Qeni i Iscos e ka emrin Messi
Transferi ri i Real Madridit, Isco, ka bërë të ditur se e ka
emëruar qenin e tij me emrin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi, pasi
që ai është një admirues i madh i argjentinasit.Mesfushori
spanjoll edhe më parë gjatë karrierës ka shprehur admirimin për
Barcelonën. Ai disa vite më parë kishte lavdëruar dyshen Xavi dhe
Iniesta, teksa kishte thënë se Ronaldinho është inspirimi i tij.
“Unë e emërova qenin tim ‘Messi’, sepse Messi është më i miri në botë, e po ashtu është edhe qeni im”, ka shpjeguar Isco kur është pyetur për emrin unik të qenit të tij labrador.
“Unë e emërova qenin tim ‘Messi’, sepse Messi është më i miri në botë, e po ashtu është edhe qeni im”, ka shpjeguar Isco kur është pyetur për emrin unik të qenit të tij labrador.
Labels:
Sports
Andrea Pirlo te Reali? (VIDEO)
Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, ka fituar edhe më shumë tifozë
gjatë Kupës së Konfederatave, ashtu që Real Madridi ka rishfaqur
interesimin për të. Përkundër moshës së tij (34 vjeç), italiani vazhdon
të jetë sensacional në mesfushë duke bërë që Carlo Ancelotti ta kërkojë
në Santiago Bernabeu.
Mediat spanjolle raportojnë se ish-trajneri i Milanit e dëshiron lojtarin e tij të dikurshëm ta ketë në dispozicion edhe te skuadra e re. Megjithatë, gjasat janë minimale që Bianconerët ta lejojnë yllin kryesor të mesfushës që t’i bashkohet një klubi tjetër.
VIDEO

Ja si ju pergjigj Xherdan Shaqiri gazetarit qe i tha ti je tradhetar..
Shikoni se si reagoi lojtari i Bayern Munich me prejardhje shqiptare
Xherdan Shaqiri kur një gazetar i tha se ai është tradhëtar!!! Shaqiri u
shpreh se me deshir do te luante me kombetaren shqiptare dhe ndihet
plotesisht shqiptar dhe se asnje here nuk e ka trashtuar atdheun e vet,
ai tregon qe asnje here nuk i eshte bere oferte te luan per kombetaren.
Ai eshte i lumtur me arritjet e tij tek kombetarja zvicrrane si dhe tek
ekipi gjerman qe fitoi te gjitha kupat e garave me te rendesishme
Bayernit.
SHIKO VIDEON
SHIKO VIDEON
Labels:
Sports
Nje lajm i keq per tifozat e Realit (VIDEO LAJM)
Kristiano Ronaldo ka refuzuar që të rinovojë kontratën me Realin, e cila
përfundon pas dy sezonesh. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat
angleze. Sipas tyre, portugezi u ka thënë jo drejtuesve të Realit për
kërkesën e rinovimit, duke nxitur kështu spekulimet për një largim të
mundshëm.
Për të janë të interesuara PSG dhe Mançester Junaited dhe nëse Ronaldo
nuk pranon të rinovojë, Reali duhet ta shesë që këtë verë, në mënyrë që
marrë paratë që shpenzoi për blerjen e tij.Ndryshe, sezonin e ardhshëm,
duke qenë se ai do të kishte vetëm një vit kontrate, vlera e kartonit të
tij do të përgjysmohej.
Shitja e Ronaldos do ishte një goditje e rëndë për Realin, ndërkohë që
vetëm një ditë më parë presidenti Florentino Perez deklaronte se ai do
ta mbyllte karrierën në Madrid.
NDIQ VIDEON
NDIQ VIDEON
Labels:
Sports
Friday, June 28, 2013
Ibra dhe Silva qëndrojnë te PSG-ja
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, është betuar se do t’i
mbajë në klub dy yjet, Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva, deri sa t’iu
përfundojnë kontratat.Gjatë javëve të fundit ka pasur
spekulime se dy yjet e klubit francez do të largohen gjatë verës, por
presidenti i klubit i ka hedhur të gjitha këto poshtë duke iu dhënë
fjalën tifozëve se do t’i mbajë që të dy në klub.
“Unë lexoj shumë spekulime në shtyp se ata do të largohen, por unë mund ta konfirmoj se Thiago Silva dhe Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojnë këtu deri sa t’iu përfundojnë kontratat”, ka thënë presidenti i klubit në një konferencë për shtyp.

Thursday, June 27, 2013
Spanja, në finale pas penaltive (VIDEO PENALTI)
Spanja është kualifikuar në finalen e Kupës së Konfederatave pasi ka mposhtur pas ekzekutimit të penaltive Italinë.
Mario Balotelli mungoi në këtë takim, duke përbërë mungesë të madhe, por inferior nuk u tregua Gilardino, i cili ishte mjaft i rrezikshëm. Italia shfaqi performancë të mirë deri në fund, duke u treguar solide, por kjo nuk mjaftoi.
NDIQ PENALTITE

Pjesa
e parë ishte mjaft dinamike, me të dy skuadrat që sulmuan, por ishte
Spanja që kishte rastet më të mira. Fernando Torres ishte shumë pranë
golit, kur nuk arriti që pas një lëvizje të bukur të kalonte në epërsi
Stuhinë e Kuqe.
Në
pjesën e dytë u zhvillua një lojë tejet e baraspeshuar dhe herë herë
monotone, duke bërë që kjo sfidë të vendosej në vazhdime pasi në kohën e
rregullt rezultati ishte i barabartë pa gola.
Në
vazhdime ndeshja ndryshoi shumë. Me të filluar pjesa e parë e
vazhdimeve pranë golit ishte Italia, kur Giaccherini qëlloi shtyllën
pingule të Iker Casillas, i cili nuk kishte kurrfar gjasash në këtë
rast.
Spanja
në pjesën e dytë të vazhdimeve ishte edhe më e rrezikshme se Italia.
Presioni u rrit dhe pas një shtylle të Xavit, ishin disa sulme që për
pak sa nuk përfunduan në portën italiane.
Në
fund, sfida u desh që të vendosej nga penaltitë. Të gjithë lojtarët
ishin në formë nga penaltitë dhe u shfaqën të sigurtë, teksa portierët
legjendarë Buffon dhe Casillas ishin pa gjasa. Në fund, Bonucci dështoi
duke dërguar topin mbi portë, dhe duke kualifikuar Spanjën në finale.
Spanja në finale takohet me nikoqirin, Brazilin, sfidë kjo që zhvillohet të dielën në stadiumin legjendar, Maracana. NDIQ PENALTITE
Labels:
Sports
Wednesday, June 26, 2013
Momenti kur Tevez arrin në Itali (VIDEO)
Carlos Tevez ka arritur në Itali. Sulmuesi argjentinas ka mbërritur në Torino ku do të prezantohet si lojtar i ri i Juventusit.
Tevez fluturoi aeroportin Malpensa në Milano ku u prit nga një grup i madh i tifozëve.
Tevez pritet që që të kaloj sot pasdite testet mjekësore ndërsa transferimi i tij ka kushtuar 10 milion funta.
VIDEO KETU

E nisë Guardiola, pa Shaqirin
Xherdan Shaqiri nuk do të jetë sot në stërvitjen e parë të Pep Guardiolës te Bayern Munchen.
Ylli kosovar me pasaportë zvicërane po vazhdon pushimet e tij në Zvicër. Shaqiri ka thënë se pas pushimit në Ibiza, tani është kthyer në Zvicër dhe po dëfrehet me vëllezërit e tij.
“Blick” ka publikuar disa momente nga pushimet e Shaqirit, ku ai shihet duke luajtur tenis.
Shaqiri do të kthehet në Bayern me 4 korrik, aty ku do të ketë bisedën e parë me Pep Guardiolën për të përcaktuar të ardhmen e tij nën drejtimin e trajnerit spanjoll.

Tuesday, June 25, 2013
Sergio Ramos, edhe ky bën show (VIDEO)
Mbrojtësi i njohur spanjoll, Sergio Ramos ka treguar se di të bëjë gjëra të bukura edhe pse luan në pozitën e qendërmbrojtësit.
Ramos ka qenë atraktiv në stërvitjen me kombëtaren spanjolle. Gjersa lojtarët e tjerë stërviteshin pa top, Ramos terheku vëmendjen me lëvizjet e tij.
NDIQ VIDEON
Ramos ka qenë atraktiv në stërvitjen me kombëtaren spanjolle. Gjersa lojtarët e tjerë stërviteshin pa top, Ramos terheku vëmendjen me lëvizjet e tij.
NDIQ VIDEON
Labels:
Sports
Ancheloti do komandojë Realin e 167 golave (VIDEOLAJM)
Carlo Ancheloti do të mund të drejtojë një prej skuadrave me sulmin më të fortë. Lojtarë të tillë si Cristiano Ronaldo,
Benzema, Jese, Morata, Isco, Ozil dhe Di Maria kanë shënuar 167 gola.
Nëse mbahet parasysh se Real mund ti nxjerrë në shitje Higuain, Kaka dhe
Callejon atëherë një kombinim i energjive të reja më ato ekzistuese
mund të krijojë një efekt edhe më të fuqishëm. Sulmi i Anxhelotit do të
ketë në krye Ronaldon i mbështetur nga Benzema, Jese dhe Morata.
NDIQ VIDEON
NDIQ VIDEON
Labels:
Sports
Monday, June 24, 2013
Reali i Carlo Ancelottit
Nese Carlo Ancelotti do jete trajneri i Realit ky do jete formacioni qe ai deshiron.
Fotot e mesiperme do shihni lojtaret e e perzgjedhur dhe pozicionin ku do te luajne.
Fotot e mesiperme do shihni lojtaret e e perzgjedhur dhe pozicionin ku do te luajne.
Labels:
Sports
Tuesday, June 11, 2013
Kombëtarja, vlera e lojtarëve kuqezi është 31 milion euro
Barazimi 1-1 më Norvegjinë në “Qemal Stafa” ishte sfida e fundit e
sezonit për të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare, për t’ia lënë
më pas vendin përiudhës së pushimeve që për shumë prej tyre do të jetë e
trazuar për shkak të tratativave për të ndryshuar ambient gjatë
merkatos së verës. Sigurisht që jehona e dy rezultateve radhazi pozitive
me Norvegjinë dhe mbi të gjitha klasifikimi i Shqipërisë në vendin e 38
në renditjen e FIFA-s ka ndikuar në rritjen e vlerës së kartonit të
kuqezinjve, që gjithsesi në tregun e madh botëror të shitje-blerjeve të
futbollistëve zënë një vend modest. Por sa vlen në total skuadra e Xhani
De Biazit, që është pretendentja kryesore për vendin e dytë në Grupin
E?
Duke u bazuar te shifrat e publikuara nga uebsajti i specializuar gjerman Transfermarkt, vlera totale e kombëtares shqiptare arrin 31. 150. 000 euro, raporton “Super Sport”. Për të sqaruar opinionin publik, në skuadrën e De Biazit janë përfshirë 26 futbollistët e listës anti – Norvegji, 3 të pezulluarit Cana, Roshi dhe Lila, të dëmtuarit Meha, Kukeli dhe Sadiku, si dhe dyshja e Odesa Chernomorec Vangjeli – Bakaj, pra në total janë 34 kuqezi.
Lorik Cana mbetet lojtari i kombëtares shqiptare me vlerën më të lartë të kartonit, që kap shifrën 3.3 milionë euro. Pas futbollistit të Lacios vijnë Samir Ujkani, që vlen 3 milionë euro, Mërgim Mavraj 2.25 milionë, Armend Dallku 1.5, Amir Abrashi 1.25 milionë, më pas Hamdi Salihi dhe Elis Bakaj me 1.1 milionë euro.
I vemti futbollist kuqezi që nuk është vlerësuar për cmimin e kartonit ndoshta për mungesë të informacionit, është mbrojtësi i Orebros në kampionatin suedez Ilir Berisha, ndërsa vlerën më të ulët të kartonit e kanë Erjon Bogdani 300 mijë, Ansi Agolli 350 mijë dhe Ervin Bulku 400 mijë euro.
Lojtari Mosha Vlera në euro
1- Etrit Berisha 24 1 000 000
2- Samir Ujkani 24 3 000 000
3- Orges Shehi 35 125 000
4- Lorik Cana 29 3 300 000
5- Renato Arapi 26 600 000
6- Kristi Vangjeli 27 1 000 000
7- Admir Teli 32 400 000
8- Tefik Osmani 27 300 000
9- Ilir Berisha 21 ?
10-Debatik Curri 29 1 000 000
11-M. Mavraj 27 2 250 000
12- Ansi Agolli 30 350 000
13- Elseid Hysaj 19 900 000
14- A. Dallku 29 1 500 000
15- Andi Lila 27 750 000
16-Burim Kukeli 29 600 000
17- Ergys Kace 19 900 000
18-Ervin Bulku 32 400 000
19-Sabien Lilaj 24 425 000
20-M. Basha 26 1 000 000
21-Alban Meha 26 1 000 000
22-J.Gjasula 27 800 000
23-V. Basha 22 600 000
24-Odise Roshi 22 600 000
25- Elis Bakaj 25 1 100 000
26-A. Vajushi 21 1 000 000
27-Valdet Rama 25 1 000 000
28-Amir Abrashi 23 1 250 000
29-Emiliano Vila 25 550 000
30-Azdren Llullaku 25 700 000
31- Edgar Cani 23 750 000
32- Hamdi Salihi 29 1 100 000
33-Erion Bogdani 36 300 000
34-Armando Sadiku 22 600 000
Totali 31.150.000 euro

Monday, June 10, 2013
Vijnë Llumnica e Shala, ikën Krasniqi
Kampioni në fuqi dhe fituesi i Kupës së Kosovës, FC Prishtina ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm.
Kryeqytetasit të hënën pasdite në një konferencë për media, kanë zyrtarizuar përforcimet e para. Isuf Llumnica i Trepçës ‘89 dhe Flamur Shala i Ferronikelit, tani e tutje do të veshin fanellën “bardh e kaltër”.Trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, është shprehur i kënaqur me dy përforcimet e para. Ai tha se skuadra e tij do të sjell edhe përforcime tjera në klub.
“Ju dëshirojë mirëseardhje në klubin tonë Isuf Llumnicës dhe Flamur Shalës. Jemi të kënaqur me angazhimin e këtyre dy lojtarëve, por ne do të sjellim edhe përforcime tjera”, ka thënë Tovërlani.
Ndërkohë, të lumtur që janë bërë pjesë e Prishtinës, janë shprehur edhe Llumnica e Shala. Llumnica edhe më parë ka qenë pjesë e klubit më të suksesshëm në vendin tonë. “Jam i lumtur që sërish jam pjesë e Prishtinës. Kam ardhur për t’i vazhduar sukseset e këtij klubi”, tha Llumnica.
Në këtë konferencë për media është bërë e ditur se futbollisti i Prishtinës, Besnik Krasniqi nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës. Krasniqi dje në finalen kundër Ferizajt ka zhvilluar ndeshjen e fundit për ekipin kryeqytetas.
Sipas krerëve të Prishtinës, Krasniqi do të largohet nga kjo skuadër. Krasniqi sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdojë në Shqipëri tek Partizani i Tiranës. /Kosovapress/
Labels:
Sports
Subscribe to:
Posts (Atom)