Tabloidi britanik, The Sun, ka hapur një sondazh interesant,
që ka vënë yllin shqiptar, Rita Ora, përballë bukuroshes nga Barbados,
Rihanna.
Nuk bëhet fjalë për një sondazh se cila prej tyre është më e mira në aspektin muzikor, por për atë se cila është më seksi.
Rubrika Bizzare në The Sun e ka hapur këtë sondazh me një artikull interesant, ku vet Rita shprehet se nuk ka vithe më të mira se sa Rihanna.
“Jam lodhur duke më krahasuar me Rihannan. Ajo është fantastike, por ne jemi shumë ndryshe”.
“Së pari, unë jam një vajzë nga lagjet e Londrës lindore dhe ajo
është një vajzë ishullore. Po ashtu, vithet e saj janë më të mira se të
miat”, ka theksuar Rita.
Sidoqoftë, The Sun nuk është ndarë i kënaqur dhe ka hapur
një sondazh se kush ka vithet më të mira. Deri më tani kanë votuar rreth
6000 mijë persona, ku me 52 për qind të votuesve mendojnë se Rihanna ka
vithet më të mira se Rita, e cila deri në këtë moment ka 48 për qind të
votave.
No comments:
Post a Comment