Saturday, June 29, 2013

Britania e Madhe hap departament special policor kundër piraterisë

Britania e Madhe së shpejti do të ketë një njësi policore speciale për kërkimin e piraterisë dhe shitjeve online, ka lajmëruar sot qeveria britaneze.

Njësia do të financohet nga Zyra e pronësisë intelektuale (IPO), e cila do t’i jap policisë londineze 2.5 milion funta për dy vitet fillestare.

Krijimi i kësaj njësie vie pas dërgimit të letrave nga Policia e qytetit të Londrës drejt pronarëve të uebsajtëve torrent të cilët japin casje në dokumentët të cilët mbrohen me të drejtat e autorëve, raporton Torrent Freak.
Britania e Madhe prej kohësh bllokon casjen në uebsajtet e tilla si The Pirate Bay dhe KAT.ph. Ndërkohë së fundi, Sky Broadband ka filluar të bllokoj casjen edhe në uebsajte të tjera të cilët shpërndajnë torrente.

No comments:

Post a Comment