Sipas te dhënave që ka publikuar para pak minutash një nga
televizonet e Tiranës, "Ora News" , me bashkëpunim me IPR Marketing,
nga numërimi i votave të deritashme, koalicioni i majtë i përbërë nga PS
dhe LSi ka marrë nga 52 - 56 % të votave në rang kombëtar.
Ndërkaq koalicioni i djathtë i drejtuar nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha, ka marrë nga 39 - 43 % të votave.
Keto rezultate siç e sqarojnë prezantuesit e televizionit “Ora News”
janë nga exit polli (sondazhi) i bërë vetëm deri në orën 18:00. Pra,
rezultati shumë lehtë mund të ndryshojë pasi nga ora 18 ka pasur edhe
një orë kohë për tu votuar.
Ky rezultat dhe deklarimet e liderit të opozitës, Edi Rama për
fitoren e së majtës i ka hedhur poshtë zyrtarja e PD-së, Majlinda
Bregasi. Ajo në një konferencë me gazetarë që sapo u mbajt tha që të
gjitha rezultatet që i marrin ata në selinë blu tregojnë për një epërsi
të së djathtës.
No comments:
Post a Comment