Facebook të bëhet gazetë për telefona dhe tablet?Facebook është duke
synuar të bëhet një gazetë elektronike për pajisjet mobile. Sipas
burimeve të besueshme të lajmit thuhet se rrjeti social ka qenë në
heshtje duke punuar në një shërbim të ri të quajtur Reader, i cili shfaq
përmbajtje nga përdoruesit e Facebook dhe botuesve, në një format të ri
vizual të përshtatur për pajisje e mençura mobile.
Projekti, i cili thuhet se nga Facebook ka qenë në zhvillim për më shumë
se një vit, është projektuar që të shfaqë përmbajtjen e lajmeve, dhe
informacioneve të reja në veçanti.
Versionet e fundit të lajmeve të përmbledhura ngjajnë në shërbimet e
famshme si Flipboard, apo Pulse, të cilat janë aplikacione për telefonat
e mençur dhe kompjuterët tablet.
Ato u mundësojnë përdoruesve të këtyre pajisjeve mobile t’i rrotullojnë
artikujt me lehtësi, duke mos pasur nevojë që të hapin një medium të
caktuar për të lexuar lajme, pasi që përmbajtjet e të gjitha mediave
kryesore janë në një vend të vetëm.
Ndërsa është ende e paqartë se kur do të jetë gati projekti i ri i
Facebook, Reader, nga shumë njerëz të industrisë shërbimi i rrjetit
social shihet si një formë e re me të cilën kompania është duke u
përpjekur t’i shtyjë përdoruesit e saj të shpenzojnë edhe më shumë kohë
në pajisjet e tyre mobile, dhe të shohin edhe më shumë reklama.
No comments:
Post a Comment