Të
nderuar vëllezër dhe motra Esselamu Alejkum,duke pasur parasysh faktin
që ju gjithmonë më keni mbështetur dhe inkurajuar që të punoj
drejt,ndjeva obligim moral që të sqarohem para juve rreth votimit tim.
Unë kam votuar"për" për këtë marrëveshje.Janë shumë arsye që më kanë bërë të votoj për këtë marrëveshje.
Unë
e di se kjo marrëveshje nuk është edhe e tillë çfarë kishim dëshiruar
që kjo të jet,por pyetja që gjithmonë më ka munduar ka qenë:a do të
ishte më e dëmshme për vendin tim dhe qytetarët e vendit tim votimi apo
mosvotimi i kësaj marrëveshje?
Mosvotimi
i kësaj marrëveshje do të kishte pasoja shumë më të rënda për qytetarët
e Mitrovicës në veçanti dhe Kosovës në përgjithësi,ngase do të
legjitimoheshin dhe forcoheshin edhe më shumë struktrurat kriminale
serbe në pjesën veriore të Mitrovicës,do të pamundësohej edhe më shumë
mosqarkullimi i shqiptarëve atje,dhe më e keqja do të rrezikonim ta
humbnim përgjithmonë atë pjesë të Mitrovicës.
Dhe
nëse do ta humbnim ,a jemi në gjendje, a do të kishim mundësi ta
mbrojmë?Padyshim se nuk do të kishim mundësi,ngase nuk kemi as potencial
ushtarak ti përgjigjemi Serbisë,dhe më e keqja nuk do ta kishim as
mbështetjen e ndërkombëtarëve në këtë çështje,ngase mosvotimi i kësaj
marrëveshje do të na poziciononte në një pozitë jo të mirë përballë
ndërkombëtarëve.
Mos të harrojmë, se mbështetësit kryesor të Kosovës dhe të kësaj marrëveshje janë SHBA,BE dhe Turqia.
Të enjten,në momentin e votimit unë Gëzim Kelmendi isha para dy sfidave:
1.Te
votoj "kundër" dhe të bëhem deputeti më i popullarizuar ,ngase do të
isha i vetmi nga koalicioni qeverisës që do të votoja kundër.
2.Të votoj "për" duke kontribuar për të ardhmen e qytetarëve të vendit tim.
Unë zgjodha të "dytën",ngase prioritet për mua është e ardhmja e qytetarëve të vendit tim e jo popullariteti im.
Shumë prej jush,e në veçanti Hoxhallarët tanë të nderuar e dijnë ma mirë se unë një ngjarje historike"Marrëveshjen e Hudejbies".
Kjo
marrëveshje në shikim të parë dhe në përmbajtje nuk ishte e mire për
Muslimanët,por zbatimi i kësaj marrëveshje solli deri te fitorja dhe
çlirimi i Mekës.
Prandaj,edhe
ne nëse jemi të bashkuar dhe syçelë nga zbatimi i kësaj marrëveshje do
të përfitojmë dhe do të ngadhnjejmë ndaj çdo stuhie.Me respekt,
Gëzim Kelmendi
No comments:
Post a Comment