Nga Partia Demokratike mund të largohet kryetari i saj historik, Sali
Berisha, të cilën e drejton prej rreth 20 vjetësh (përjashtuar kohën
kur ishte President dhe në krye të saj ishte Dritani Shehu).
Berisha ndonëse mund të deklaroi largimin nga politika apo vetëm nga
drejtimi i PD-së, ai do të vazhdojë të mbajë postin e Kryeministrit deri
në formimin e qeverisë së re, që do të bëhet në shtator.Largimi i
Berishës mund të bëhet i ditur nga goja e tij në një mbledhje të
Kryesisë së PD-së, pas humbjes shkatërruese në zgjedhjet e 23 qershorit.
Dorëheqja e mundshme mendohet të ketë qenë edhe objekt i diskutimeve në
takimin Berisha-Nishani-Basha.
NDIQ VIDEON
No comments:
Post a Comment