Në selinë e Partisë Demokratike Sali Berisha pritet që të pranojë pas pak minutash
rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, ku e djathta humbi ndaj
koalicionit të majtë me një rezultat mandatesh 84 me 56 në favor të
Aleancës për Shqipërinë Europiane.
Kryeministri pritet të mbërrijë në selinë blu, ku ndodhen edhe simpatizantë dhe mbështetës të kësaj force politike.
Ndërkohë mbledhja e fundit e Qeverisë pritet të zhvillohet të enjten në orën 11.00.
Berisha fotografohet nga qytetarët
Kryeministri Sali Berisha është fotografuar për herë të parë në publik
që pas datës 23 qershor, paraditen e te merkures, në momentin e lënies
së apartamentit të tij pranë “Rrugës së Elbasanit”.Në shoqërinë e truprojave të tij
është drejtuar per ne ambasaden hungareze, ku ka shprehur ngushellimet e
tij per largimin nga jeta te ish-kryeministrit te ketij vendi.
Një ditë më parë kryeministri i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës,
Lulzim Basha, takoi në presidencë Presidentin e Republikës, Bujar
Nishani.
Nuk ka asnjë informacion, si nga zyra e kryeministrit ashtu edhe nga ajo e presidentit mbi atë që është diskutuar në takim.LIVE
No comments:
Post a Comment