Saturday, June 29, 2013

Nje lajm i keq per tifozat e Realit (VIDEO LAJM)

Kristiano Ronaldo ka refuzuar që të rinovojë kontratën me Realin, e cila përfundon pas dy sezonesh. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat angleze. Sipas tyre, portugezi u ka thënë jo drejtuesve të Realit për kërkesën e rinovimit, duke nxitur kështu spekulimet për një largim të mundshëm. Për të janë të interesuara PSG dhe Mançester Junaited dhe nëse Ronaldo nuk pranon të rinovojë, Reali duhet ta shesë që këtë verë, në mënyrë që marrë paratë që shpenzoi për blerjen e tij.Ndryshe, sezonin e ardhshëm, duke qenë se ai do të kishte vetëm një vit kontrate, vlera e kartonit të tij do të përgjysmohej. Shitja e Ronaldos do ishte një goditje e rëndë për Realin, ndërkohë që vetëm një ditë më parë presidenti Florentino Perez deklaronte se ai do ta mbyllte karrierën në Madrid.

NDIQ VIDEON

No comments:

Post a Comment