Mos u trembni nga ky vaj klasik, por mësoni gjithçka rreth tij dhe si ta përdorni më së miri.
Konsumoni më të mirin
Jo të gjithë vajrat e ullirit janë krijuar njëjtë. Vaji më i mirë i jep edhe shije më të mirë ushqimit tuaj. Andaj, mos kurseni në vajin e ullirit. Llojet kryesore të vajit të ullirit janë:
- Vaji i ullirit ekstra i virgjër – Ky lloj vaji, që ndonjëherë përshkruhet si “i presuar (i shtrydhur) në të ftohtë”, ka aciditetin më të ulët nga të gjithë vajrat e ullirit dhe plotëson standardet më të larta të shijes dhe aromës. Ky vaj po ashtu është shumë i dobishëm në uljen e kolesterolit dhe ofron shumë antioksidues.
- Vaj ulliri – Ndonjëherë i përshkruar si “i pastër”, ky është një përzierje e vajit të rafinuar të ullirit dhe vajit të ullirit ekstra të virgjër. Rafinimi largon ngjyrën, shijen dhe disa përbërës.
- Vaji i lehtë i ullirit – Ky lloj i vajit të ullirit nuk quhet “i lehtë” sepse ka më pak kalori. Vetëm se vaji i rafinuar përzihet me sasi të mjaftueshme të vajit të ullirit ekstra të virgjër për t’i dhënë atij një shije dhe ngjyrë më të lehtë.
Lëreni shishen e vajit të vjetër të hapur në diell për një javë ose afërsisht dhe pastaj merrni erë dhe gjuajeni. Këtë erë të vajit të prishur nuk do ta harroni kurrë. Andaj mbajeni vajin e ullirit gjithmonë në vend të errët, në dollap të freskët në shishe ose kanaçe të errët. Nxehtësia dhe drita janë armiqtë e vajit të ullirit. Nëse e mbani në vend të duhur, vaji i ullirit mund të zgjatë me vite. Nëse vaji është bërë i turbullt, vetitë e tij ushqyese mund të kenë ndryshuar; është koha ta hidhni atë dhe të blini një shishe të re. /mjeku/
No comments:
Post a Comment