Transferi ri i Real Madridit, Isco, ka bërë të ditur se e ka
emëruar qenin e tij me emrin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi, pasi
që ai është një admirues i madh i argjentinasit.Mesfushori
spanjoll edhe më parë gjatë karrierës ka shprehur admirimin për
Barcelonën. Ai disa vite më parë kishte lavdëruar dyshen Xavi dhe
Iniesta, teksa kishte thënë se Ronaldinho është inspirimi i tij.
“Unë e emërova qenin tim ‘Messi’, sepse Messi është më i miri në
botë, e po ashtu është edhe qeni im”, ka shpjeguar Isco kur është pyetur
për emrin unik të qenit të tij labrador.
No comments:
Post a Comment