Ju ka ndodhur ndonjëherë të dëgjoni t’ju thonë se sistemi juaj
imunitar i trupit ka rënë? Çfarë nënkuptojmë me këtë shprehje? Ekspertët
kanë dhënë disa mënyra se si mund ta forcojmë sistemin imunitar.Në
organizmin tonë sistemi imunitar vepron vazhdimisht duke pakësuar çdo
lloj sulmi të jashtëm ose të brendshëm. Për ta ndihmuar në punën e tij
mbrojtëse, ai duhet forcuar, duke pasur një edukatë të mirë të
ushqyerjes dhe duke përdorur substanca që e ndihmojnë atë. Ekspertët
kanë dhënë disa mënyra se si mund ta forcojmë sistemin imunitar:
- Sistemi imunitar forcohet, nëse lejon organizmin të pushojë sa duhet,
forcohet nëse nuk pi ose ul ndjeshëm pirjen e duhanit dhe alkoolit.
- Veprimtaria fizike ndikon në forcimin e tij, por më mirë nëse nuk është një veprimtari fizike e ngjeshur.
- Mënyra e duhur e të ngrënit. Të bësh një jetë të rregullt duke krijuar
një rutinë në veprimtaritë që kryen, ndihmon uljen e stresit që është
një prej shkaqeve kryesore jopatologjike, të funksionimit të keq të
sistemit imunitar.
- Shumë mendojnë që sistemi imunitar ndikon vetëm në nivel fizik, por
nuk është kështu, duke qenë se trupi ynë është vetëm një prej tri
elementeve të një sistemi mjaft kompleks, ku përfshihet edhe mendja,
edhe emocionet. Prandaj shmangni emocionet negative: ankth, stres,
frikë, kështu do ta ndihmosh të forcohet.
- Disa substanca të caktuara na ndihmojnë të forcojmë sistemin tonë
imunitar. E tillë është vitamina C, e cila duhet të jetë e përditshme në
organizëm. Betakaroteni që gjendet në frutat me ngjyrë të kuqe ose
portokalli, kontribuon rritjen e qelizave që janë në gjendje të reagojnë
ndaj infeksioneve dhe t’i luftojnë ato.
Këto që përmendëm më lart janë disa nga këshillat që kanë përcjellë
ekspertët, që ne të ndihemi më mirë dhe sistemi imunitar i trupit tonë
të jetë më i fortë.
No comments:
Post a Comment