Thursday, June 27, 2013

Spanja, në finale pas penaltive (VIDEO PENALTI)

Spanja është kualifikuar në finalen e Kupës së Konfederatave pasi ka mposhtur pas ekzekutimit të penaltive Italinë.
Mario Balotelli mungoi në këtë takim, duke përbërë mungesë të madhe, por inferior nuk u tregua Gilardino, i cili ishte mjaft i rrezikshëm. Italia shfaqi performancë të mirë deri në fund, duke u treguar solide, por kjo nuk mjaftoi.
Pjesa e parë ishte mjaft dinamike, me të dy skuadrat që sulmuan, por ishte Spanja që kishte rastet më të mira. Fernando Torres ishte shumë pranë golit, kur nuk arriti që pas një lëvizje të bukur të kalonte në epërsi Stuhinë e Kuqe.
Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë tejet e baraspeshuar dhe herë herë monotone, duke bërë që kjo sfidë të vendosej në vazhdime pasi në kohën e rregullt rezultati ishte i barabartë pa gola.
Në vazhdime ndeshja ndryshoi shumë. Me të filluar pjesa e parë e vazhdimeve pranë golit ishte Italia, kur Giaccherini qëlloi shtyllën pingule të Iker Casillas, i cili nuk kishte kurrfar gjasash në këtë rast.
Spanja në pjesën e dytë të vazhdimeve ishte edhe më e rrezikshme se Italia. Presioni u rrit dhe pas një shtylle të Xavit, ishin disa sulme që për pak sa nuk përfunduan në portën italiane.
Në fund, sfida u desh që të vendosej nga penaltitë.  Të gjithë lojtarët ishin në formë nga penaltitë dhe u shfaqën të sigurtë, teksa portierët legjendarë Buffon dhe Casillas ishin pa gjasa. Në fund, Bonucci dështoi duke dërguar topin mbi portë, dhe duke kualifikuar Spanjën në finale.
Spanja në finale takohet me nikoqirin, Brazilin, sfidë kjo që zhvillohet të dielën në stadiumin legjendar, Maracana. 
NDIQ PENALTITE

No comments:

Post a Comment