Monday, June 10, 2013

Vijnë Llumnica e Shala, ikën Krasniqi

Kampioni në fuqi dhe fituesi i Kupës së Kosovës, FC Prishtina ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm.

Kryeqytetasit të hënën pasdite në një konferencë për media, kanë zyrtarizuar përforcimet e para. Isuf Llumnica i Trepçës ‘89 dhe Flamur Shala i Ferronikelit, tani e tutje do të veshin fanellën “bardh e kaltër”.
Trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, është shprehur i kënaqur me dy përforcimet e para. Ai tha se skuadra e tij do të sjell edhe përforcime tjera në klub.
“Ju dëshirojë mirëseardhje në klubin tonë Isuf Llumnicës dhe Flamur Shalës. Jemi të kënaqur me angazhimin e këtyre dy lojtarëve, por ne do të sjellim edhe përforcime tjera”, ka thënë Tovërlani.
Ndërkohë, të lumtur që janë bërë pjesë e Prishtinës, janë shprehur edhe Llumnica e Shala. Llumnica edhe më parë ka qenë pjesë e klubit më të suksesshëm në vendin tonë. “Jam i lumtur që sërish jam pjesë e Prishtinës. Kam ardhur për t’i vazhduar sukseset e këtij klubi”, tha Llumnica.
Në këtë konferencë për media është bërë e ditur se futbollisti i Prishtinës, Besnik Krasniqi nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës. Krasniqi dje në finalen kundër Ferizajt ka zhvilluar ndeshjen e fundit për ekipin kryeqytetas.
Sipas krerëve të Prishtinës, Krasniqi do të largohet nga kjo skuadër. Krasniqi sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdojë në Shqipëri tek Partizani i Tiranës. /Kosovapress/

No comments:

Post a Comment