Pas lajmërimit të qëllimeve të tyre për të blerë shërbimin e fotove
dhe videove – Tumblr, Yahoo tashmë ja ka arritur qëllimit duke kryer
marrëveshjen 1.1 miliard dollarëshe për pronësimin e këtij shërbimi.
Me këtë hap, Yahoo ka shtuar një tjetër shërbim fotografish në
pronësinë e saj pas blerjes në vitin 2005 të Flickr, prej 35 milion
dollarë.
“Ne jemi të ngazëllyer të ju lajmërojmë se marrëveshja jonë për të blerë
Tumblr është mbyllur dhe është zyrtare. Sic kemi premtuar, Tumblr do të
vazhdoj të punoj si biznes I pavarur, udhëhequr nga David Karp.
Produktet, ekipi dhe menaxhimi I kompanisë do të mbesin të njejtë së
bashku me misionin për të shtyrë artistët të bëjnë atë cfarë ata dijnë
më së miri: të krijojnë” – ka deklaruar drejtoresha gjenerale e Yahoo,
Marissa Mayer.
No comments:
Post a Comment