Saturday, June 29, 2013

Andrea Pirlo te Reali? (VIDEO)

Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, ka fituar edhe më shumë tifozë gjatë Kupës së Konfederatave, ashtu që Real Madridi ka rishfaqur interesimin për të. Përkundër moshës së tij (34 vjeç), italiani vazhdon të jetë sensacional në mesfushë duke bërë që Carlo Ancelotti ta kërkojë në Santiago Bernabeu.
Mediat spanjolle raportojnë se ish-trajneri i Milanit e dëshiron lojtarin e tij të dikurshëm ta ketë në dispozicion edhe te skuadra e re. Megjithatë, gjasat janë minimale që Bianconerët ta lejojnë yllin kryesor të mesfushës që t’i bashkohet një klubi tjetër.

VIDEO

No comments:

Post a Comment