Si të largojmë erën e pakëndshme të gojës? Nga vaji i mentës e deri te
çamçakëzi me përbërësit e lëvores së Manjolias – lexoni këshillat e
bakteriologëve për të larguar aromën e keqe të gojës.
Majdanozi i freskët
Nëse
ju përtypni këtë barishte në sasi të vogla, nuk do të lejoni që
njerëzit të kthejnë kokën nga ana tjetër kur ju filloni për të flisni,
për shkak të aromës jo të këndshme të frymëmarrjes, sidomos kur sapo
çoheni nga gjumi. Majdanozi përmban disa përbërës antibakterialë të
cilat largojnë mikrobet e dëmshme që gjenden në gojë.
Rrëshira
Rrëshira
natyrale paraqet disa përbërës antiseptikë të cilët ulin nivelin e
aciditetit në gojë. Të përtypësh këtë përbërës ndihmon në reduktimin e
baktereve që shkaktojnë aromën e keqe.
Shpëlarës antibakterial
Një
gargarë çdo mëngjes me një përbërës antibakterial do të ndihmonte për
largimin e shijes së pakëndshme të gojës, po ashtu edhe të frymëmarrjes
më aromë të keqe. Këto shpëlarës janë të dobishëm edhe për dhëmbët tuaj.
Jogurti i freskët
Studimet
kanë treguar se jogurti i freskët ul nivelin e hidrogjen-sulfiteve, të
cilat prodhohen nga bakteret në gojë dhe shkaktojnë një aroma të
pakëndshme. Bakteret Lactobacillus bulgaricus dhe Streptococus
thermophilus që gjenden te jogurti asgjësojnë bakteret e “këqija në
gojë”.
Shpëlarja me soda
Ti
lash dhëmbët me soda apo soda bikarbonat, ndihmon në uljen e aciditetit
në gojë i cili shkakton shijë të thartë dhe aromë të pakëndshme të
frymëmarrjes. Studimet e publikuara në vitin 1996 dhe në 1998 kanë
treguar se pastat e dhëmbëve që përmbajnë 20 për qind soda reduktojnë
aromën e keqe të gojës për rreth tre orë.
Vaji i mentës
Disa
praktikues të shëndetit natyral besojnë se tabletat me vaj mente e
mbajnë gojën tuaj të freskët. Po këtë konkluzion treguan edhe studimet e
mëtejshme të shkencëtarëve.
Farat e koprës
Përtypja
apo mbajtja në gojë për pak kohë e farave të koprës pas ngrënies së
mëngjesit ka qenë një mënyrë tradicionale për të mbajtur aromën e gojës
të freskët. Studimet kanë treguar se kopra përmban disa përbërës
antibakterialë.
Çamçakëzi me manjolia
Lëvorja
e kësaj bime përmban disa elementë të cilët ndihmojnë në trajtimin e të
vjellave, tretjen dhe rregullimin e ciklit menstrual. Studime të tjera
kanë treguar se ajo ndihmon për një frymëmarrje të freskët.
Pastruesit e gjuhës
Bakteret
që shkaktojnë aromën e pakëndshme të frymëmarrjes qëndrojnë në gjuhën
tuaj, prandaj është e nevojshme që ajo të pastrohet vazhdimisht.
No comments:
Post a Comment