Londër, 25 qershor - “Bima ekzotike që han delet” (Puya chilensis)
lulëzoi për herë të parë në Shoqërinë mbretërore për hortikulturë në
Britaninë e Madhe, pas 15 vjetësh nga mbëltimi.
Kjo bimë (Puya chilensis) në këtë kopsht rritet tash 15 vjet, është e
lartë katër metra e gjysmë dhe ka formuar një bazë gjembore.
Emri i saj nuk është aq i këndshëm dhe s’është krejt i saktë, por ajo gjithsesi ushqehet me mish kafshësh.
Në ambientin e saj natyral në Kil, kjo bimë shfrytëzon gjembat për të
kapur dele dhe kafshë të imta, që i afrohen. Pasi kafshët ngordhin nga
uria dhe dekompozohen, ato veprojnë si plehra për të ushqyer bimën
përmes tokës.
“Kujdes! Mos u afro!” Kështu në kushte të kontrolluara në Shoqërinë
mbretërore për hortikulturë kjo bimë është rritur me dietë të plehut të
lëngshëm, kurse hortikulturisti Cara Smith sqaron:
Prindërit s’kanë pse të frikësohen që me fëmijët e tyre të vijnë për ta
parë këtë bimë, meqë ajo rritet në një ambient të rrethuar të kopshtit
dhe gjembat e saj vdekjeprurëse janë larg nga vizitorët.
SHIKO VIDEON
No comments:
Post a Comment