Tuesday, June 25, 2013

Rezultatet në nivel republike (VIDEO)

82 mandate, e djathta 58 mandate?! Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 janë të tetat që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist politik në vitin 1991. Shqiptarët votuan dje për ata që do ta qeverisin Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme. Ndërsa, sot presin të mësojnë se kush do mund të dalë fitues. Partia Demokratike, sipas kutive të para të votimit të numëruara është fituese në veri të vendit, duke kryesuar në Kukës, ndërkohë që PS-ja kryeson në zona të tjera, si në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Shkodër. Të dhënat e fundit të KQZ theksojnë se pjesëmarrja në votime në rang vendi është 53.75 për qind. Ndërkohë, sa i përket procesit të numërimit në të gjithë vendin janë numëruar 1822 nga 5508 kuti në total, sipas të dhënave zyrtare të KQZ. Rezultatet paraprake ndryshojnë nga minuta në minutë. Përfundon numërimi i votave në Has e Corovodë. Në Has kryeson koalicioni i djathtë - APMI, ndërsa në Corovodë e majta - ASHE. Korça është qarku ku numërimi po ecëm më mirë deri më tani.
VIDEO KETU ==>

No comments:

Post a Comment