Një filxhan çaj kamomili në ditë ndihmon në parandalimin e kancerit.
Sipas një studimi të fundit, çaji i
kamomilit përmban një përbërës të quajtur apigjenin, që largon disa nga
“superfuqitë” e qelizave kancerogjene.
Shkencëtarët e Universitetit të Ohajos në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës dolën në përfundimin se ky përbërës dobëson sidomos qelizat
kancerogjene që shkaktojnë kancerin e gjirit.
Profesori Andrea Doseff shprehet: “Përfundimi i studimit tonë mund të ketë vlerë të madhe në parandalimin e kancerit.”
No comments:
Post a Comment