Sunday, June 30, 2013

Cavani arrin marrëveshje me Chelsean?

Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani, ka arritur marrëveshje me klubin londinez Chelsea, ku do të përfitojë 8.5 milionë euro në sezon.
Sipas Mediaset, agjentët e Cavanit tashmë kanë arritur marrëveshje me Chelsean, klub me të cilin uruguaiani do të nënshkruajë një kontratë për pesë vitet e ardhshme me përfitime prej 8.5 milionë euro në sezon.
Sidoqoftë, Chelsea nuk dëshiron që të paguajë klauzolën në kontratën e Napolit prej 63 milionë eurosh.
Cavani besohet se ka kërkuar një takim sy më sy me presidentin Aurelio De Laurentiis menjëherë pasi të përfundojë Kupa e Konfederatave, në mënyrë që ta bindë manjatin napolitan që të heqë dorë nga klauzola.
De Laurentiis besohet se refuzon që të takohet me Cavanin, pasi nuk dëshiron ta shesë lojtarin për një shumë më të vogël se sa ajo që është e caktuar në klauzolën e tij.
Nënshkrimi i Cavanit me Chelsean vjen pasi oferta e Cityt u refuzua nga Napoli dhe pasi Real Madridi është pranë transferimit të Luis Suarezit nga Liverpooli.

No comments:

Post a Comment