Sunday, June 30, 2013

Sherr në lokal, plagoset me thikë 21-vjeçari

Një person është plagosur me thikë, pas një sherri të ndodhur mes disa të rinjve në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në një lokal të qytetit.
Tre rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale. Fillimisht, sherri ka nisur me fjalë dhe më pas dy persona kanë qëlluar me thikë 21-vjeçarin Rexhep Tehani nga Kukësi, student në Univeristetin e Korçës.
I riu është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës. Mjekët bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore është e rëndë. Pak orë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve.

No comments:

Post a Comment