Tuesday, June 11, 2013

Hillari hap Twitterin, e përshëndet Obama

Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Klinton ka hapur Twitterin dhe mirëseardhje menjëherë, pas bashkëshortit Bill Klinton dhe vajzës Çelsi, i ka dëshiruar kryetari i SHBA-ve, Barak Obama, si dhe shumë gazetarë dhe politikanë nga SHBA. Ajo në Twiter është prezantuar, ndër të tjera si "bashkëshorte, nënë, avokate, senatore, sekretare shtetërore, pronare qeni" ..". Krahas Billit dhe vajzës Çelsi, Hillari përcjell edhe tri fondacione dhe shkolla lidhur me familjen e saj. Vetëm disa orë pasi hyri në këtë rrjet social Hillarin e kontaktuan më shumë se 280 mijë njerëz.  Vajza e saj Çeali ka 170 mijë ithtarë në Twiter, ndërsa bashkëshorti Bill, i cili në prill e hapi Twiterin, ka më shumë se 700 mijë. Hillari Klinton përmendet si kandidate e mundshme e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.


No comments:

Post a Comment