Tuesday, June 11, 2013

Zyrtare: Google blen Waze

Google ka zyrtarizuar blerjen e Waze, aplikacionit të famshëm i cili ka arritur ta bëjë trafikun urban social. Asnjëra nga kompanitë nuk i ka dhënë detajet e marrëveshjes, edhe pse The New York Times ka thënë se shifra e këtij përvetësimi nga Google ka arritur në 1.03 miliardë dollarë.
Përmes një postimi në bloëgun e saj zyrtar, Google ka njoftuar se e ka blerë kompaninë izraelite Waze. “Ekipi i zhvilluesve të Waze do të mbetet në Izrael, dhe do të operojë i pavarur nga Google për momentin. Mirëpo, ne jemi të ngazëllyer me faktin se do ta kemi mundësinë e përmirësimit të Google Maps me disa njoftime që vijnë nga Waze, si dhe përmirësimin e Waze me funksione të reja të kërkimit nga Google” thotë njoftimi i postuar nga Google.
Deri vonë thuhej se edhe Facebook ishte e interesuar në blerjen e Waze, për një çmim që arrinte në 1 miliard dollar.

No comments:

Post a Comment