Friday, June 28, 2013

Ibra dhe Silva qëndrojnë te PSG-ja

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, është betuar se do t’i mbajë në klub dy yjet, Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva, deri sa t’iu përfundojnë kontratat.Gjatë javëve të fundit ka pasur spekulime se dy yjet e klubit francez do të largohen gjatë verës, por presidenti i klubit i ka hedhur të gjitha këto poshtë duke iu dhënë fjalën tifozëve se do t’i mbajë që të dy në klub.
“Unë lexoj shumë spekulime në shtyp se ata do të largohen, por unë mund ta konfirmoj se Thiago Silva dhe Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojnë këtu deri sa t’iu përfundojnë kontratat”, ka thënë presidenti i klubit në një konferencë për shtyp.

No comments:

Post a Comment