Friday, June 28, 2013

Topalli: Nuk do të jem në krye të PD-së

Jozefina Topalli hodhi poshtë çdo mundësi për të qenë një nga kandidaturat për drejtimin e Partisë Demokratike, garë e cila është hapur me dorëheqjen e Sali Berishës.
“Nuk do të kandidoj për postin e kreut të Partisë Demokratike”, tha Topalli për mediet. "Nuk është në ambiciet e mia posti i kreut të PD-së", vijoi ajo, shkruan shekulli.
Kryetarja aktuale e Kuvendit në daljen e saj të parë pas zgjedhjeve, ka shmangur komentet për rezultatin e 23 qershorit, ndërsa vlerësoi Berishën.
Ajo e ka quajtur veten me fat që ka pasur mundësi të punojë me Berishën. “Kam qenë me fat që kam punuar me Sali Berishën. Berisha është lideri historik i Partisë Demokratike”, tha kryeparlamentarja. Një figurë tjetër e PD-së, që përjashtohet nga gara për kreun e Partisë Demokratike është dhe ministri i Financave, Ridvan Bode.
Me vetëpërjashtimin e Topallit si një nga kandidatet e mundshme, shtohet mundësia që drejtimin e PD-së ta marrë kryebashkiaku Lulëzim Basha.

No comments:

Post a Comment