Tuesday, June 11, 2013

Kombëtarja, vlera e lojtarëve kuqezi është 31 milion euro

Barazimi 1-1 më Norvegjinë në “Qemal Stafa” ishte sfida e fundit e sezonit për të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare, për t’ia lënë më pas vendin përiudhës së pushimeve që për shumë prej tyre do të jetë e trazuar për shkak të tratativave për të ndryshuar ambient gjatë merkatos së verës. Sigurisht që jehona e dy rezultateve radhazi pozitive me Norvegjinë dhe mbi të gjitha klasifikimi i Shqipërisë në vendin e 38 në renditjen e FIFA-s ka ndikuar në rritjen e vlerës së kartonit të kuqezinjve, që gjithsesi në tregun e madh botëror të shitje-blerjeve të futbollistëve zënë një vend modest. Por sa vlen në total skuadra e Xhani De Biazit, që është pretendentja kryesore për vendin e dytë në Grupin E?

Duke u bazuar te shifrat e publikuara nga uebsajti i specializuar gjerman Transfermarkt, vlera totale e kombëtares shqiptare arrin 31. 150. 000 euro, raporton “Super Sport”. Për të sqaruar opinionin publik, në skuadrën e De Biazit janë përfshirë 26 futbollistët e listës anti – Norvegji, 3 të pezulluarit Cana, Roshi dhe Lila, të dëmtuarit Meha, Kukeli dhe Sadiku, si dhe dyshja e Odesa Chernomorec Vangjeli – Bakaj, pra në total janë 34 kuqezi.

Lorik Cana mbetet lojtari i kombëtares shqiptare me vlerën më të lartë të kartonit, që kap shifrën 3.3 milionë euro. Pas futbollistit të Lacios vijnë Samir Ujkani, që vlen 3 milionë euro, Mërgim Mavraj 2.25 milionë, Armend Dallku 1.5, Amir Abrashi 1.25 milionë, më pas Hamdi Salihi dhe Elis Bakaj me 1.1 milionë euro.

I vemti futbollist kuqezi që nuk është vlerësuar për cmimin e kartonit ndoshta për mungesë të informacionit, është mbrojtësi i Orebros në kampionatin suedez Ilir Berisha, ndërsa vlerën më të ulët të kartonit e kanë Erjon Bogdani 300 mijë, Ansi Agolli 350 mijë dhe Ervin Bulku 400 mijë euro.

Lojtari           Mosha  Vlera në euro

1- Etrit Berisha 24   1 000 000

2- Samir Ujkani 24   3 000 000

3- Orges Shehi 35   125 000

4- Lorik Cana 29      3 300 000

5- Renato Arapi 26  600 000

6- Kristi Vangjeli 27 1 000 000

7- Admir Teli 32       400 000

8- Tefik Osmani 27  300 000

9- Ilir Berisha 21      ?

10-Debatik Curri 29 1 000 000

11-M. Mavraj    27   2 250 000

12- Ansi Agolli  30   350 000

13- Elseid Hysaj 19  900 000

14- A. Dallku     29   1 500 000

15- Andi Lila 27       750 000

16-Burim Kukeli 29  600 000

17- Ergys Kace 19  900 000

18-Ervin Bulku 32   400 000

19-Sabien Lilaj 24  425 000

20-M. Basha 26      1 000 000

21-Alban Meha 26  1 000 000

22-J.Gjasula   27    800 000

23-V. Basha  22     600 000

24-Odise Roshi 22  600 000

25- Elis Bakaj 25    1 100 000

26-A. Vajushi 21    1 000 000

27-Valdet Rama 25 1 000 000

28-Amir Abrashi 23 1 250 000

29-Emiliano Vila 25  550 000

30-Azdren Llullaku 25 700 000

31- Edgar Cani 23   750 000

32- Hamdi Salihi 29  1 100 000

33-Erion Bogdani 36 300 000

34-Armando Sadiku 22 600 000

Totali 31.150.000 euro

No comments:

Post a Comment