Tuesday, June 25, 2013

Nuk do shokët e Brad Pitt në dasmë (VIDEO)

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë hasur disa probleme në planifikimin e dasmës së tyre.
Aktorja ka ndaluar partnerin e saj të ftojë në ceremoni disa nga shokët e tij që e kanë qejf pijen.
Angelina nuk dëshiron të shohë në ditën e shënuar personazhe si Jonah Hill, Quentin Tarantino dhe Philip Seymour Hoffman. Gjithashtu ka këshilluar aktorin George Clooney të bëjë kujdes me verën.
Një burim tha për ‘The Sun’: “Angelina do që gjërat të bëhen në mënyrë të civilizuar dhe është e shqetësuar për shokët e Brad Pitt.”
NDIQ VIDEON

No comments:

Post a Comment