Pothuajse çdo femër në planet në ndonjë moment ka qenë e
interesuar për ndonjë mashkull, i cili ka qenë në lidhje dashurie me
ndonjë tjetër femër. S’ka dyshim, secila i bën pyetje vetes përse është
fiksuar pas mashkullit të zënë kur e di se është një fantazi e kotë!Dëshira për ta arritur qëllimin shton nivelin e dopaminës
Çdo gjë që duket e paarritshme, shkakton dëshirë më të madhe. “Kjo quhet
atraksion frustrues: ajo që është e vështrë të arrihet, më shumë na
krijon mall”, thotë dr. Helen Fisher, autore e librit “Whu We Love”.
“Ndërkaq, vetë fakti që është diçka e ndaluar, e shton edhe më
dëshirën”.
Ja si vepron ajo. Çdo herë kur shfaqet malli, truri liron dopaminëne
cila ju nxit që ta arrini qëllimin. Kur ju dalin pengesat përpara (fakti
që ka vajzën) pengon që të arrini qëllimin, truri liron edhe më shumë
dopaminë, gjë që edhe më shumë ju fokuson për arritjen e qëllimit.
Ekziston kërkesa për të
Nëse ndonjë vajzë tjetër (posaçërisht ajo që ju respekton) lidhur me atë
mashkull, truri juaj menjëherë e regjistron si “mall të dobishëm”.
Mirëpo, kini kujdes: mashkulli ju duket perfekt vetëm për shkak që nuk e
njihni. “Nuk e dini si është në dhomën e gjumit”, thotë dr. Luis. Me
fjalë të tjera, nuk do të jeni në situatë të duroni nënçmimet apo
humorin e keq të tij.
Flirt i sigurt
Nganjëherë nuk jemi të gatshëm për të krijuar lidhje serioze, madje as
për seks pa obligim, ndërkaq hormonet na “egërsohen”. Prandaj, më me
dëshirë do të donim të jemi në shoqëri të njerëzve atraktivë, të
flirtonim, të ndiheshim të dëshiruar.
Ç’është më i mirë se flirti? Zemra na rrah më shpejt, entuziazmi
rritet. Është lehtësuese të dimë që nuk do të hyjmë në marrëdhënie të
komplikuara, por vetëm do të kënaqemi me komplimentet dhe buzëqeshjet.
Madje edhe nëse ndodh marrëdhënia intime, objekti i dëshirës së zjarrtë
me siguri nuk do ta braktisë vatrën e sigurt të lidhjes vetjake, që me
siguri atë edhe nuk e dëshironi.
Nëse dëshironi ta orientoni energjinë te meshkujt e lirë, definoni se
çka ju është e rëndësishme te mashkulli – besnikëria, hareshmëria,
aventurat.
NDIQ VIDEON
No comments:
Post a Comment