Nganjëherë ju ndodh të jeni në lidhje me një person që
vazhdon të jetë i dashuruar me ish-të dashurën e tij. Në këtë mënyrë
mund ta kuptoni nëse kjo është e vërtetë dhe ta sqaroni këtë çështje mes
jush një herë e përgjithmonë.
Ai flet për të gjithë kohën
Nuk ka rëndësi se a flet mirë për të apo thjesht e kujton tërë kohën se
sa person negativ ishte ajo. Nëse ai mendon për të, do të thotë se ka
ndjenja për të. Nëse vërtet e ka tejkaluar këtë dashuri, ai nuk do të
ankohet por as nuk do ta përmend atë.
E ndjek në internet
Nëse ende nuk e ka harruar atë, ai do të gjejë mënyra që ta mbajë afër
vetes qoftë edhe duke e ndjekur atë nëpër rrjete sociale si ‘Facebook’
apo ‘Twitter’. Mund ta zbuloni thjesht duke parë historinë e klikimeve
të fundit në kompjuterin tuaj.
Duket nervoz sa herë e takon
Herën tjetër kur jeni jashtë me partnerin dhe papritur takoni ish- të
dashurën e tij, vëzhgoni sjelljen e tij. Nëse ai fillon të ndihet nervoz
dhe të belbëzojë si një adoleshent, atëherë kjo do të thotë se ai
vazhdon ta mbajë atë në mendje.
Zemërohet kur dëgjon se ajo ka lidhje të re
Nëse ai e kupton se ajo është lidhur me dikë tjetër dhe kthehet në një
djalosh të ri që ankohet tërë kohën, atëherë ai është xheloz. Nëse është
vërtetë i lumtur me ju, ai nuk do të brengosej që ish-e dashura e tij
ka filluar lidhjen e re.
Mban ende dhuratat e saj
Një i dashur që ende ruan dhuratat, mesazhet dhe çdo gjë që ia kujton
atë, atëherë definitivisht nuk e ka harruar atë. Kujdesuni që të merrni
parasysh këto shenja për të parë nëse vërtet ai e ka harruar atë apo jo.
Ndoshta është koha që të keni një bisedë më serioze për këtë çështje
NDIQ VIDEON ROMATIKE
No comments:
Post a Comment