Sunday, June 30, 2013

Punët e shtëpisë i bëjnë mirë shëndetit

Rezultatet e një hulumtimi kanë treguar se si marrja me punët e shtëpisë ka veprim të njëjtë sa edhe ushtrimi mesatar
 Paguani shumë për orë trajnimi në tenis apo në sallë ushtrimesh? Dhe, pastaj nuk keni kohë të rregulloni banesën, andaj duhet të paguani një ndihmëse shtëpiake?
 Ekspertët ju këshillojnë që herën tjetër, kur të vendosni të bëheni aktiv, zhvishni tutat dhe filloni të punoni nëpër shtëpi. Do t’i kurseni paratë dhe do t’i bëni shumë mirë trupit dhe shëndetit tuaj mendor. Në të vërtetë, rezultatet e një hulumtimi kanë treguar se si marrja me punët e shtëpisë ka veprim të njëjtë sa edhe ushtrimi mesatar.
 Edicioni online i revistës “Neurology” ka zbuluar që aktiviteti fizik, duke përfshirë edhe atë të përditshmin si pastrimi apo larja e enëve, mund të reduktojnë rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit. Pastrimi i rregullt dhe pastrimi i shtëpisë mund të reduktojë shanset për paraqitjen e sëmundjes, madje edhe te personat më të vjetër se 80 vjeç.
 Por, ky nuk është përfitimi i vetëm shëndetësor i marrjes me punët e shtëpisë:
 Djeg kaloritë
 Edhe pse nuk duken si ushtrime speciale, pastrimi është nga shumë aktivitetet e urryera me të cilat shkrihen kaloritë. Mund të humbni mesatarisht 205 kalori në orë gjatë pastrimit, madje edhe më shumë nëse lëvizni në të vërtetë.
 Redukton stresin
 Në vitin 2008, artikulli i publikuar në revistën “British Journal of Sports Medicine” thekson që njëzet minuta aktivitete, duke përfshirë edhe punët e shtëpisë, redukton shqetësimin dhe stresin për madje 20 për qind.
 Ndihmon te alergjitë
Me pastrimin e shtëpisë nga merimangat mund të përmirësoni ose shmangni alergjitë dhe alergjinë e polenit në përgjithësi. Fshirja e shpeshtë me fshesë elektrike, larja e enëve dhe e perdeve, pastrimi i lavamanit dhe frigoriferit dhe fshirja e pluhurit nga mobilet janë mënyrat më të mira për të kontrolluar alergjitë.
Investimi i kohës tani do t’ju kursejë nga dhimbja e kokës (dhe e kruara, sytë të skuqur) më vonë.
Përmirëson koncentrimin
Derisa aftësia jonë për të kryer më shumë punë sot është më e mirë se asnjëherë, shtëpia lëmsh dhe e parregullt mund t’u largojë vëmendjen edhe të më të fokusuarve. Pa grumbullin e pafund të letrave, rrobave të ndotura dhe shportës me gjëra të panevojshme, do të keni mundësi më të madhe që të fokusoheni në detyrën që e keni. Hapësira e pastër e punës po ashtu ju mundëson që më mirë të përcaktoni prioritetet, sepse jeni në mundësi të shikoni atë që është e rëndësishme pa pasur nevojë të merreni me rrëmujën që ju rrethon. Me pak pastrim, do të arrini të bëni më shumë për një kohë të shkurtër dhe që shumë shpejt të ndiheni optimist dhe që keni gjithçka nën kontroll.

SAN FRANCISCO - Me kalimin e viteve, kuptojmë që kujtesa nuk është aq e fortë si më parë. Krejt rastësisht, nuk mbajmë mend se ku i kemi vënë çelësat, paketën e duhanit apo nuk arrijmë të kujtojmë titullin e një kënge që e kemi dashur shumë.

Kjo na ndodh të gjithëve, por a mund ta shmangim? Neurologët thonë se ka një zgjidhje. Truri ka nevojë për ushtrime, ashtu siç ka nevojë trupi. Mendimi është procesi kryesor që bën lidhjet nervore në tru. Në njëfarë mase, aftësia jonë për të bërë lidhjet nervore që lidhen me inteligjencën është e trashëguar, megjithatë, duke qenë se ushtrimet ndihmojnë, ekziston mundësia që të rrisim këto lidhje.

Një kompani në San Francisco ka zhvilluar programin e parë për trajnimin e trurit që na ndihmon të rifitojmë mprehtësinë që kemi humbur. E quajtur, Lumosity, ajo është krijim i shkencëtarëve dhe neurologëve të Universitetit të Stanford.

Programi ka ushtrime specifike për të përmirësuar kujtesën dhe përqendrimin, nga më të lehtat tek më të vështirat. Psh, pasi u përdor mbi studentët, 34 % e tyre patën përmirësim në testin e matematikës, pas 6 javësh trajnimi me Lumosity.   - See more at: http://www.shqiptarja.com/shendetesi/2712/stervisni-trurin-per-nje-kujtese-me-te-mire-163927.html#sthash.mel0vIa6.dpuf

No comments:

Post a Comment