Wednesday, June 26, 2013

Samsung debuton versionin e ri të Galaxy S4, LTE-A (PROMO)

Samsung ka sjell një variant të ri të Galaxy S4, këtë rradhë të shumë përfolurin Galaxy S4 LTE-A. I lansuar në Kore, Galaxy S4 LTE është telefoni i parë komercial në botë ‘LTE-advanced’.
Kjo do të thotë se telefoni i ri nga Samsung do të ketë shpejtësi dyfish më të madhe se pajisjet ekzistuese që përdorin rrjetin 4G. Teknologjia e re e përdorur ekskluzivisht në S4 LTE-A, kombinon frekuenca të shumta dhe i përdor ato si një të vetme, duke mundësuar shpejtësi rrjeti deri në 150MBbps.
Pajisja poashtu do të përdor edhe procesorin Qualcomm Snapdragon 800 me shpejtësi prej 2.3GHz. Përveç tjerash, pajisja posedon RAM memorie prej 2GB, bateri prej 2,600 mAh dhe softuerin shtesë të Samsung të quajtur Imageon.
Specifikat tjera të S4 LTE-A përfshijnë ekranin 5 inc full HD AMOLED, kamerat 13 dhe 2 megapiksel, sistemin operativ të Google – Android Jelly Bean 4.2.2 dhe hapësirën ruajtëse prej 32gb.

Çmimi i versionit të ri S4 ende nuk është bërë i ditur nga Samsung.
PROMO

No comments:

Post a Comment