Wednesday, June 26, 2013

E nisë Guardiola, pa Shaqirin

Xherdan Shaqiri nuk do të jetë sot në stërvitjen e parë të Pep Guardiolës te Bayern Munchen.
Ylli kosovar me pasaportë zvicërane po vazhdon pushimet e tij në Zvicër. Shaqiri ka thënë se pas pushimit në Ibiza, tani është kthyer në Zvicër dhe po dëfrehet me vëllezërit e tij.
“Blick” ka publikuar disa momente nga pushimet e Shaqirit, ku ai shihet duke luajtur tenis.
Shaqiri do të kthehet në Bayern me 4 korrik, aty ku do të ketë bisedën e parë me Pep Guardiolën për të përcaktuar të ardhmen e tij nën drejtimin e trajnerit spanjoll.
NDIQ VIDEON

No comments:

Post a Comment