Incident i rëndë në një qendër votimi në qytetin e Laçit. Raportohet se ka pasur të shtëna armësh në një qendër votimi, ndërsa dyshohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë janë plagosur.
Policia bën me dije se incidenti ka ndodhur para ambienteve të qendrës së votimit tek gjimnazi ‘At Shtjefen Gjeçovi’.Sic raporton korrespondenti Pjetër Gjini disa votues që ndodheshin në radhë, që njiheshin si simpatizantë të PS janë ndaluar të hyjnë në qendrën e votimit nga një grup personash. Në këto momente ka nisur edhe konflikti, i më tej situata ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve, transmeton bw.
Ndërkaq hetimet kanë nisur për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Drejt Lacit janë nisur edhe forcat RENEA.
No comments:
Post a Comment