Tre persona janë therur me thikë brenda njëzetekatër orëve të fundit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rast i therjes me thikë ku ka
mbetur i plagosur rëndë një person, ka ndodhur në fshatin Bresalc të
Gjilanit.
Raportohet se një i dyshuar, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e goditur disa herë me thikë viktimën.
Ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për
tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa në
vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet
të jetë përdorur në rast.
Ndërsa sipas policisë, rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Rexhep
Bislimi” në Ferizaj, ku nga persona të dyshuar të panjohur janë therur
me thikë dy viktima, me ç’rast të njëjtit kanë pësuar lëndime të rënda
trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Të dy rastet po hetohen nga njësitet përkatëse të policisë në Gjilan e Ferizaj.
No comments:
Post a Comment